• |
ide | kryesore

Berisha: Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të PD-së në selinë blu. Gjatë fjalës së tij ai foli për dosjen e SPAK. Ai theksoi se një komb pa opozitë jeton në natën më të zezë të Edi Ramës, pasi kjo ndodh kur të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu. Më poshtë pjesë nga fjala e Berishës.

Të dashur anëtare anëtarë të Këshillit Kombëtar, një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju këtu. Sot përshëndes në emrin tuaj, qindra e mijëra mbështetës të PD, kudo që janë.

Ne mblidhemi sot në një nga momentet më kritike, ndofta në momentin më kritik në historinë e pluralizmit politik të Shqipërisë. Në momentet e fillimit të betejës tonë pa kthim dhe vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë, opozitës së vërtetë, pluralizmit politik si motor i ekzistencës dhe zhvillimit të një shoqërie të lirë.

Karls Marksi, idhulli i etërve mizorë të Edi Ramës, por edhe kripto idhulli i Edi Ramës ka thënë 160 vite më parë një shprehje; kuptimi i paqes është mungesa e opozitës. Për kryefilozofin e terrorizmit, paqja ishte diktatura, dhe në këtë kontekst, i bazuar në këtë parim ç’njerëzor Enver Hoxha shndërroi luftën çlirimtare në luftë civile. Pushkatoi në vitin 1946 opozitën parlamentare dhe pastaj me mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë që guxuan të kundërshtojnë politikën e tij shtypëse.

Shqiptarët pa opozitë përjetuan një diktaturë të trefishtë si asnjë vend tjetër, luftën e klasave, tiraninë e urisë dhe mjerimit, diktaturën e izolimit.

U ndala në këtë moment sepse më mirë se ne, askush nuk duhet ta dijë se çdo të thotë një komb pa opozitë. Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë.

Por po kështu, në ato vite të paqes të Karl Marksit, interesi kombëtar u shkelmua në mënyrën më të padenjë. Të gjitha këto u realizuan sepse të gjitha pushtetet ishin përqendruar në dorën e një njeriu.



7 Comments

  1. Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime vajzës së Argita Berishës se ku i gjeti babai yt 320 mijë euro që t’i dha ty!Ti Qeni serb nuk je opozite por ke hall bythen tende,vendi ka opozite PD zyrtare dhe jo sajese me foltore,PR,PA,PDemokristiane,Nisma etj

  2. Ke te drejte o sale. U kalbem ne opozite. Nano e la nje pasardhes te sakte, ti sle asnje, ose me mire le nje me te futme. Po thone se do arrestokan dhe meten. Po na behet opozita/ qeveria ne burg hahahaha do drejtohet shoqeria nga burgu.

  3. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë. Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike pluralë për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *