• |
ide | kryesore

Shkëmbim zjarri me rrëmbyesit, vriten dy prej tyre: shpëtohet babai i Luis Diaz

-Instant, Sport
Diaz



Orët e ankthit për sulmuesin e Liverpool, Luis Diaz, duket se kanë mbaruar. Pikërisht pak më parë media kolumbiane kanë dhënë lajmin se edhe babai i futbollistit është shpëtuar pas një shkëmbimi të fortë zjarri mes rrëmbyesve dhe policisë. Dy nga katër keqbërësit, të përfshirë në rrëmbim, kanë mbetur të vrarë. Kështu, frymëmarrje lehtësuese për Luis Diaz e familjen e tij.

CFARË NDODHI?

Pasditen e të shtunës, prindërit e futbollistit u rrëmbyen në zonën e Barrancas, Guajira, një rajon në veri të Kolumbisë. Prindërit e lojtarit, Luis Manuel Díaz dhe Cilenis Marulanda, po udhëtonin me një furgon. Ata po shkonin për në Los Olivos, lagjen ku ata jetojnë, kur u kapën nga persona të armatosur, me motorë. Keqbërësit ndaluan mjetin ku ndodheshin prindërit e Diaz dhe i morën me forcë me vete. Menjëherë nisi bashkëpunimi mes forcave ushtarake dhe policisë për zgjidhjen e rastit.

Lexo më tej: I zbritën nga makinën nën kërcënimin e armëve: rrëmbehen prindërit e Luis Diaz

E ËMA U LIRUA E PARA

Sipas asaj që u mësua, edhe falë lajmeve që vinin nga Kolumbia, nëna e futbollistit ishte e para që u lirua. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti ishte ende në duart e banditëve. “Kam folur me nënën e Luis Diaz – deklaroi një burim policor për shtypin e Bogotas-. Ajo është e frikësuar, por është mirë. Ata i morën dhe i detyruan të zbrisnin nga makina, duke i çuan nëpër shtigje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *