• |
ide | kryesore

Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
bushati



Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati thotë se mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të ketë një shtensionim të marrëdhënieve. Në një intervistë për RTK, ai thotë se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa Kosova duhet ta shohë Shqipërinë si derë të parë për të trokitur.

“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë. Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur. Fakti që nuk ka ndodhur as e para, as e dyta do të thotë që ka nevojë për kapilarizim shumë më të madh të këtij raporti, ka nevojë për shtensionim të raporteve ndërqeveritare”, deklaroi Bushati, derisa shtoi se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të shkëlqyera, sepse jemi degë të një trungu”, – tha Bushati.

Ai thotë se është një qasje e gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për të përfaqësuar dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne nuk jemi Lindje e Mesme, ne nuk jemi Amerikë Latine, ne nuk jemi Afrikë, nuk jemi Azi. Ne jemi një territor evropian, ne jemi kopshti para Bashkimit Evropian dhe në rast se ka një çështje prioritare në kuptimin e projektimit të Bashkimit Evropian, si një fuqi e madhe në atë lojën e madhe të shahit gjeopolitik, mesë fuqive tjera, SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil e kështu me radhë është përfundimi i proceseve të shtetësisë dhe evropianizimi i këtij rajoni, që është gjeografikisht në Evropë”, – thotë ish-kryediplomati.

Sipas tij, nuk ka punë më të rëndësishme për shërbimin e jashtëm të Bashkimin Evropian sesa konsolidimi dhe evropianizimi i këtij territori i këtij rajoni, që quhet Ballkani Perëndimor, prandaj mesazhi politik është i gabuar, në emrin e përfaqësuesi special për këtë çështje. Duke folur për marrëveshjen e Asociacionit në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, ai thotë se pikënisja për Asociacionin duhet të nisë me njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës, nga komuniteti serb.

“Për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, logjika ime thotë se pikënisja duhet të vijë nga njohja e autoritetit të shtetit të Kosovës dhe këtu kemi precedentin e Kroacisë, pra duhet të njihet autoriteti i shtetit nga njerëzit e komunitetit, në rastin në fjalë, serb, që do të përbëjë këtë asociacion dhe mënyra se si kjo gjë do të përkthehet në tërësinë e angazhimeve”, – thotë Bushati.

“Gjëja më e rëndësishme është pika më përcaktuese për të ardhmen e funksionimit, jo thjeshtë të Asociacionit, por në radhë të parë të shtetit të Kosovës. Pse them pikërisht Kroacinë, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë në rajonin tonë, si kundër edhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të nxjerrë mësime nga gabimet që janë bërë në këtë drejtim”, – deklaroi Bushati. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Me sytë e Vuçiç e ka pare Kosoven Lideri yne global.

      Nderkohe perfaqesuesit Kroat kane qene teper korrekt ne raport me Kosoven.

      Te behet Asocacioni nderkohe qe serbet nuk njohin shtetin e Kosoves ku eshte logjika ketu.

      Pra Kosova te ruaj gjoja imazhin e saj para ca burokrateve qe perkedhelin Serbine dhe te cenoj te ardhmen e sigurine e shtetit te vet.

      1. Shoqata (asociacioni) duhet te behet sepse Kosova, qe cliruan nderkombetaret, krijuan si shtet dhe e mbajne me leke, duhet te jete shtet demomratik. Njerezit duhet te vuajne siç vuanin kosovaret ne Serbi. Nese kosovaret duan te kene shtetin e tyre dihet te hecin ne kete rruge, ndryshe resoluta UN 1244 lejon kthimin nen Serbi

  1. Nuk flas në emrin personal timin. Po nëse dalin nesër fotografi në Luginën e Patokut ku eksponentë të krimit bashkë me njerëz të afërt të zotit Berisha? Eksponent i afërt i Rithemelimit, nuk pi asgjë tjetër përveç konjakut të shtrenjtë. Në një krah ka një pjesëtar të familjes së Bajrajve dhe në krah tjetër ka një person të familjeve mafioze të lojërave të fatit të zonës së Patokut. I kërkonte ndihmë për të mundur Bashën se me Ramën e ka rregulluar për të fituar zgjedhjet.

    Nuk është politikan, ai është pjesë e oborrit të zotit Berisha. Janë dy. Njëri është shoqërues i Berishës dhe tjetri është ai që mban konjakun në duar. Unë hodha sfidën, nuk jam njeri prej hekuri që nuk më çpon plumbi”,Lajm i perseritur nga lapsi

  2. “Intervista rezatonte mungesë mëshirë të vajzës për babain plak dhe burrin e saj në burg, të cilët në fakt të dy po paguajnë etjen e saj për pasuri dhe paaftësinë e saj edhe si juriste, për të fshehur gjurmët e krimeve të saj në pushtet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *