• |
ide | kryesore

Fëmijët padisin në gjykatë Ruud Gullit

Arkiva, Lapsi Leaks
Gullit



Ruud Gullit në bankën e të akuzuarve? Fëmijët e tij Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil, respektivisht 32 dhe 29 vjeç, të lindur nga lidhja mes ish-futbollistit dhe modeles Cristina Pensa kanë hedhur në gjyq babanë e tyre.

“Na ka 500 mijë euro borxh për mirëmbajtje”, – e akuzojnë ata yllin e Milan, Chelsea dhe Sampdoria. Dhe shtojnë: “Prej 6 vitesh nuk kujdeset më për ne. Na ka braktisur”.

Quincy Georges Dil dhe Cheyenne Dil kanë lindur në Milano. Në përfundim të lidhjes mes prindërve, të dy iu besuan nënës së tyre. Gjykatësi vendosi që babai t’u paguante atyre një kompensim ushqimor prej 8 milionë liretash në muaj. Më pas, me divorcin, shuma në vitin 2017 u riplanifikua në 7200 euro në muaj.

“Babai ynë nuk përgjigjej duke akumuluar një borxh të konsiderueshëm me kalimin e kohës. Në tetor 2017 nëna jonë nënshkroi përsëri një marrëveshje me të për të shlyer borxhin e mëparshëm” – shkruhet në ankesën e Quincy dhe Cheyenne.

Kështu Gullit pagoi detyrimet e prapambetura, por sipas versionit të të dyve, ai nuk vazhdoi të dërgonte më para. Sipas fëmijëve të tij, holandezi do ta kishte marrë atë vendim pa u konsultuar me autoritetet gjyqësore.

“Babai ynë, përveçse është krejtësisht i painteresuar për ne nga pikëpamja ekonomike, ka shkëputur çdo marrëdhënie me ne prej shumë vitesh”shkruhet në padi duke shtuar: “ai ka shkuar deri aty sa nuk u përgjigjet as mesazheve të urimit për festat e fundvitit”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *