• |
ide | kryesore

Korrupsioni, SHBA shpall “non grata” ish zyrtarin e lartë në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Korrupsioni, SHBA shpall "non grata" ish zyrtarin e lartë në Kosovë



Departamenti amerikan i Shtetit ka sanksionuar Nexhat Krasniqin, ish-drejtor i Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Në bazë të njoftimit të DASh-it, Nexhat Krasniqi, që në Kosovë njihet edhe si “babai i tenderave”, dyshohet se është përfshirë në korrupsion të madh.

Krasniqit i është ndaluar edhe hyrja në ShBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni.” – thuhet në njoftim, raporton REL.

Tutje, DASh thekson se ky vendim riafirmon përkushtimin e ShBA-së për luftimin e korrupsionit.

“Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre.” – thuhet tutje në vendim.



2 Comments

  1. Aman o SHBA, te lutem te pergjerohem, te gjithe shpalli nongrata per korrupsion, pervec njerit

    qer mban peme frutore prapa kraheve dhe ja marrin shoket pa dijenine e tij, se po ti kishte

    dardhat, mollet, kumbullat, kajsite, fiqte, portokallet, limonat, mandarinat etj para kraheve s’do

    kishte burre nene as bir kurve qe t’ia merrte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *