• |
ide | kryesore

Tjetër aksident fatal, humb jetën 29-vjeçari në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, me vdekje në aksin Fier-Vlorë



Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi 29 vjeç Elidon Kulla.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti. Pak më herët, një tjetër aksident u shënua në autostradën Morinë-Milot, me një të vdekur dhe një të plagosur.

Njoftim: 

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *