• |
ide | kryesore

Toskana nën ujë, ultrasit Fiesole kërkojnë shtyrjen e Fiorentina-Juve: “Respekt për viktimat e përmbytjes”

-Instant, Sport
Fiesole



Pas përmbytjes tragjike që goditi Toskanën, Curva Fiesole kërkoi shtyrjen e Fiorentina-Juve. “Një pjesë e qytetit tonë është gjunjëzuar plotësisht, shtëpi të shkatërruara, jetë të shkatërruara. E ndërkohë që bie shi po mendojmë ta luajmë ndeshjen e së dielës sikur të mos kishte ndodhur asgjë – lexohet në një deklaratë të tifozëve Viola –. Në mënyrë të qartë, të vendosur dhe kategorike, Curva Fiesole kërkon që ndeshja të shtyhet”.

Pas valës së dhunshme të motit të keq që goditi dhe po prek ende Italinë qendrore, tifozët e Fiorentinës mbajnë qëndrim. Një kërkesë e hapur për shtyrjen e ndeshjes kundër Juventus, për tu përqendruar të gjitha forcat në dispozicion për të ndihmuar njerëzit në vështirësi në këtë moment.

“Energjia dhe burimet le t’i dedikohen ekskluzivisht njerëzve tanë në vështirësi. E jo për të zhvilluar një ngjarje sportive – vazhdon shënimi i Curva Fiesole, një prej tifogrupeve kryesore viola -. Ne kërkojmë respekt për viktimat, për familjet e tyre, për ata që kanë humbur gjithçka në pak orë dhe gjendet ende i braktisur, pa energji elektrike dhe gaz, i rrethuar nga uji”.

Lexo më tej: Video/ Juventus i anulohen dy gola, Cambiaso i jep fitoren në minutën e 97′: bardhezinjtë në krye pas 1183 ditësh

Kryetari i Bashkisë së Firences, Nardella, ka ndërhyrë gjithashtu për këtë çështje: “Sot për sot nuk ka plane për shtyrjen e ndeshjes, por situata do të monitorohet nga tani deri në orët në vijim. Ne po punojmë pa u lodhur. Por nëse do të ishte të binte shi sërish gjatë fundjavës, shpëtimi do të bëhej i vështirë. Për fat të keq parashikimet nuk duken të mira”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *