• |
ide | kryesore

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat/ Ministria e Arsimit: Ishte i palicensuar, të zbardhet ngjarja

Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në një kopsht privat në Tiranë ku një 3-vjeçare është dhunuar nga edukatorja e kopshtit. Ngjarja u bë e ditur nga transmetimi i një videoje në emisionin “Stop” në Tv Klan. Ndërkaq thuhet se Ministia e Arsimit nuk toleron asnjë formë të dhunës ndaj fëmijëve në ambientet arsimore, publike apo private. Kërkohet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të rrepta dhe të menjëhershme ndaj përgjegjësve.

Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.

Njoftimi:

Ministria e Arsimit nuk toleron asnjë formë të dhunës ndaj fëmijëve në ambientet arsimore, publike apo private. MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit.

Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve.

Pas transmetimit të ngjarjes së rëndë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëherëshme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat, në zbatim të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.



6 Comments

  1. Ishte i pa licensuar?
    Po si vepronte keshtu haptas, ashiqare? Ku eshte shteti?
    Ngritja e Task Forcave tregon gjithnje se strukturat e shtetit nuk funksionojne, ndryshe nuk do ishte nevoja par to.
    Si tha Palla, do bejme shtet.

  2. I pa licensuar ne mes te Tiranes. Mendo sa funksionon ky rummpallhane shtet sa kalon unazen e madhe e tutje

  3. Pse nuk i beni publike ne internet cilat kopshe apo shkolla jane te licensuara ?
    Keshtu te pakten, prinderit do te dine nese po e cojne femijen ne nje rrumpalle apo ne nje dicka qe supozohet te jete e kontrolluar ku dhe pergjigjesia morale / penale te jete e qarte.

  4. Me mire emigrantet, se po re ne dore te ketyre nuk bohesh.
    Te mbushet vendi me emigrante, me shume, somalia nuk na do!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *