• |
ide | kryesore

“Ra bombola e oksigjenit apo vinçi preku telat e energjisë elektrike?” Ja pistat ku po fokusohen hetimet

Lajme, Të fundit



Kur ka kaluar një ditë nga shpërthimi në magazinën në Lushnje, grupi hetimor po punon mbi dy pista për zbardhjen e rastit. Mësohet se dyshimi i parë ka të bëjë me faktin se nga lartësia mund të ketë rënë të njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërtimin. Ndërsa dyshimi i dytë lidhet me faktin se vinçi mund të ketë prekur telat e energjise dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithça ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.



3 Comments

  1. Po pse doni tia veni përgjegjësinë viktimave dhe jo fajtorit te vetem dhe te vertete qe eshte shteti me mosfunksionimin e tij

  2. Kam mendimin që i ndjeri vinçjeri nuk ka qenë pa eksperiencë.
    Nuk më bind prekja e telave të linjave të tensionit të lartë!!!
    Nuk është vinçi kaq i lartë e pastaj duke marrë në konsideratë vëndin nuk e besoj që ai të mos ketë qenë i kujdesshëm!!!
    Nuk e di por bombolave e gazit mund të jetë por mundëshme për shpërthimin!!

  3. 1 Marsi si nje gjysem 21 Janar ku humben jeten 2 te pafajshem duke punuar ne pronen e nje sherbetori te kryehajdutit te shqiperise. Te dy viktimat duke punuar paqesisht. Zoti durim familjareve dhe qofshin te xhenetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *