• |
ide | kryesore

Vijon zjarri në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, flakët u përhapën nga shpërthimi i një bombole gazi

Lajme, Të fundit



Vijon të jetë aktiv zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në Elbasan. Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit ditën e djeshme. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia, zjarrfikësja dhe punëtorët e fabrikës punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Megjithatë, situata paraqitet e rënduar edhe mëngjesin e ditës së sotme. Tymi po përhapet në përmasa alarmante duke shkaktuar ndotje për të dytën ditë rradhazi në Elbasan.

Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e lëshuar nga një bateri dhe më pas zjarri u përhap pas shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë prej më shumë se 20 orësh për shuarejen e flakëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *