• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Mësohet se një makinë ka përplaur një 57-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Nga përplasja e rëndë, 57-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar në polici për tu marrë në pyetje.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Mbazdite e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *