• |
ide | kryesore

Identifikohet 30-vjeçarja që braktisi foshnjën e porsalindur në Yzberisht

Arkiva, Lajme, Të fundit
Yzberisht



Dalin detaje të reja në lidhje me foshnjën e porsalindur që u gjet e braktisur mëngjesin e kësaj të mërkure në garazhin e një pallati në Yzberisht. Policia ka identifikuar nënën e foshnjës.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje. Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet foshnja e seksit mashkull u lind pikërisht në vendin ku u gjet i braktisur. Fëmija 3.5 kg është në gjendje të stabilizuar në maternitet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *