• |
ide | kryesore

Megan Fox zbulon detaje rreth lidhjeve të kaluara

Paparazzi, Slider



Megan Fox u shpreh e sinqertë për historinë e saj të “tmerrshme” të takimeve.

Aktorja e “Transformers”, e cila është e fejuar me Machine Gun Kelly, foli për “marrëdhëniet e saj abuzive” me njerëz “shumë të famshëm” gjatë një interviste me “Good Morning America” të martën.

“Gjatë gjithë jetës sime, kam qenë në të paktën një marrëdhënie abuuzive fizikisht dhe disa marrëdhënie psikologjikisht, shumë abuuzive,” tha ajo.

“Disa ishin njerëz të tmerrshëm dhe gjithashtu shumë të famshëm, shumë të famshëm. Por askush nuk e di që unë kam qenë e përfshirë me ata njerëz.”

Ndërsa Fox nuk i përmendi emrat e burrave që i referohej, ajo më parë ishte e martuar me Brian Austin Green dhe me aktorët Shia LeBeouf dhe David Gallagher.

Aktorja, 37 vjeçe, me sa duket la të kuptohet për abuzimin e saj në koleksionin e saj të ri me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”, i cili u publikua këtë javë.

Fox, megjithatë, tha se poezitë nuk duhet të shihen si një kujtim apo ekspozim. Madje, ajo zgjodhi të përjashtonte disa pjesë të traumës me të cilat u përball për të shmangur që fansat të  bënin lidhje rreth jetës së saj personale./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *