• |
ide | kryesore

“Moj sharabajgë”/ Dalin pamjet kur edukatorja i thyen këmbën 3-vjeçares në kopsht

Arkiva, Lajme, Të fundit
kopsht



Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan i është rikthyer ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik për një vajzë të vogël 3-vjeçare që u dhunua në një kopsht privat në kryeqytet në mënyrë të tillë që u çua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.  I ati i vajzës 3-vjeçare ka treguar në mënyrë kronologjike edhe njëherë si u trajtua rasti i thyerjes së këmbës të së bijës nga instancat përkatëse.

“Shkuam rreth orës 4 e gjysmë. Mjeku që e trajtoi, di vetëm emrin, quhej Juli. Pasi bëmë grafinë, na mori të dy si prindër me gjithë vajzën na çoi në një dhomë tjetër që ishte për konsulta dhe na tha që vajza ka thyer në gjendje të rëndë këmbën.

Doktori nuk shprehu interes  për të kërkuar një shpjegim apo investigim. Pasi hymë brenda pamë grafinë, nuk erdhi njeri të na pyeste pasi ishte një emergjencë që duhej të shihnim se çfarë kishte ndodhur.

Pasi ikëm tek salla tjetër që zbardhnim grafinë në ekran, nga sa morëm vesh nga mbrapa, një oficer kishte ndaluar zonjën drejtoreshë me gjithë të shoqin e saj duke e pyetur se çfarë ka ndodhur. Zonja, mesa morëm vesh ne, kishte thënë që “jemi të afërmit, nuk ka ndodhur gjë, një aksident i vogël”.  Ai kishte marrë dëshminë që ishte një rast familjar që ka ndodhur. Nuk erdhi të pyeste njeri. Ngeli tamam një enigmë” – tha babai.

Edukatorja Majlinda Dehima ka thënë para uniformave blu se mendonte që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit, por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe këtë e vërtetojnë pamjet e fundit të siguruara nga emisioni investigativ “Stop”.

“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit” – ka thënë edukatorja. 

“Stop” siguroi pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.

ORA 13:46 – Vajza qan

Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti. /Marrë nga Tv Klan.al

https://youtu.be/2EChOS7RPnY?si=g3uykGBxMAIB__C0&t=773



5 Comments

  1. A i bëhen teste psikologjike edukatorëve, mesuesve..Sigurisht qw jo sepse kete vend e drejtojnë vet tw cmendurit…cfar xhungle, kaos

    1. Nuk ka nevoje per teste. Futni minimumi 5 vite ne burg edukatoren qe rref femijen, 5 vite drejtoreshën dhe nga 1-3 vite cdo person tjeter qe eshte aty i cili ka dijeni por nuk denoncon, e shikoni ju pastaj a ia mban bytha njeriu me prek fëmijë me dor!
      Se harrova dhe minimumi nga 5 vite cdo polic apo prokuror qe mbyll keto ceshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *