• |
ide | kryesore

E rëndë në Durrës/ Një 3-vjeçare bie nga ballkoni i katit të 7-të

Arkiva, Lajme, Të fundit
plagos Durrësit



Një ngjarje e rëndë raportohet nga policia e qytetit të Durrësit. Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në katin e shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një vajzë 3-vjeçare.

“Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *