• |
ide | kryesore

Reshjet e shiut/ Kukësi, Tropoja e Shkodra pa drita

Lajme, Të fundit



Rikthimi i reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me disa zona të vendit që janë prekur nga moti i keq. Aktualisht, në aksin rrugor Skuraj –Burrel ka pasur rënie masive gurësh që kanë bllokuar rrugën. Po ashtu, bllokim rrugësh ka pasur edhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

Dalja e përroit të Zmejës nga shtrati ka shkaktuar që të përmbytet oborri i disa banesave në Mirditë. Situata po monitorohet edhe në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.

Po ashtu, po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *