• |
ide | kryesore

Zjarri në Lushnje/ Shefi i zjarrfikëses: Nuk patëm kapacitete për të ndërhyrë në kohë

Lajme, Të fundit



Shefi i zjarrfikëses së Lushnjës, Xhezmi Metushi, tha se vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht në qendrën tregtare “Metropol”, duke theksuar se zjarri dyshohet të ketë shpërthyer në një dyqan këpucësh.

Sipas tij flakët rrezikuan jetën e 10 banorëve të pallatit dhe qytetarëve në qendrën tregtare, por dhe të 5 zjarrfikësve.

Ai e pranoi se zjarrfikëset e Lushnjes nuk kanë kapacitete për shuarjen e zjarreve.

“Aty rrezikuan jetën 10 banorë, por i evakuuam në kohë. Nga punonjësit e mi rrezikuan 3 persona jetën, 1 nga zjarrfikësja e Divjakës dhe 1 nga Kavaja. Nuk ka dal ende ekspertiza mbi shkakun e zjarrit. Mendojmë se mund të ketë nisur në katin e katërt. Ka qenë këto ambientet e një dyqani këpucësh dhe disa dyqane të tjera, aty u pa. Nuk ka asnjë vatër zjarri, e jap me garanci. Ne kemi punuar gjithë natën dhe do të vijojmë të jemi këtu të monitorojmë situatën”, tha ai.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *