• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit operacion në disa qytete, 25 të arrestuar

Lajme, Të fundit
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje, policia



Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim, që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Në operacionin ku u angazhuan 1852 punonjës, janë vënë në pranga 25 persona, 19 prej të cilëve të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për vepra penale kundër personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve. Pesë të tjerë u arrestuan në flagrancë për armë dhe drogë.

Mes të arrestuarve është edhe një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *