• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg 59-vjeçarin, dyshohet se ngacmoi sekśuisht një të mitur

Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 59-vjeçarin Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre dite me parë për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje.

Prokuroria kërkoi për 59-vjecarin masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata. Mbrojtësi i caktuar kryesisht kërkoi një masë me të butë sigurie për Salen, i cili gjatë seancës mohoi të këtë ngacmuar seksualisht të miturën.

59-vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 14-vjeçares, për shkak të ngacmimit të saj, kishte qenë në gjendje të dehur. Anesti Sala u arrestua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture nga i njëjti fshat, pas denoncimit të familjareve të saj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *