• |
ide | kryesore

Stuhia polare po i afrohet Shqipërisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Përkeqësohet moti, po vijnë ditë të acarta



Kjo e enjte shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet të përfshihet nga reshjet.

“Kemi një stuhi polare, e cila po zbret drejt rajonit të Ballkanit, duke prekur edhe territorin shqiptar. Parashikohet që dita e premte të sjellë vranësira të shumta, që do të gjenerojnë reshjet shiu, si fillim në pjesën veri-perëndimore”, tha meteorologu Hakil Osmani për Tv Klan.

Situata do të përkeqësohet në orët e mbrëmjes të së premtes, teksa reshjet në zonat malore do të jenë në formën e dëborës.

“Në zonat malore, kryesisht ato veri-lindore, duke përfshirë këtu qarkun e Kukësit, Pukës, Peshkopisë, pritet të sjellin reshje në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar, do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë herë pas here edhe në formën e rrebesheve afatshkurtra”.

Kjo do të shoqërohet me një ulje të ndjeshme të temperaturave ku termometri do të shënojë edhe vlera negative.

“Vlerat maksimale pritet të zbresin rreth vlerës 18 gradë Celsius. Dita e diel parashikohet të sjellë një tjetër rënie të vlerave. Në qytetet malore, vlerat minimale parashikohet të zbresin në minus 3 apo minus 4 gradë Celsius”, tha meteorologu Osmani.

Por fundjava do të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike, por problematik do të jetë parametri i erës që do të arrijë deri në 55 kilometra në orë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *