• |
ide | kryesore

Si nëpër filma/ Roja bregdetare greke ndjek jahtin me 60 emigrantë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Roja bregdetare greke ka ndjekur për më tepër se 2 orë një jaht në të cilin transportoheshin më shumë se 60 emigrantë klandestinë.

Operacioni u zhvillua në zonën Porto Rafti, vetëm 40 km në jug të Athinës. Sipas rojës bregdetare, trafikantët përdorën një linjë të pa përdorur më parë, duke udhëtuar në ujërat ndërkombëtare nga brigjet turke drejtë Athinës, duke shmangur çdo dyshim.

Mësohet se emigrantët u larguan menjëherë sapo zbritën në breg dhe u deshën forca të shumta policie për të ndaluar rreth 30 prej tyre, ndërsa të tjerët mundën të largohen me shpejtësi në brendësi të tokës greke.

Prej hetimeve rezultoi se ata kishin paguar 4 deri në 6 mijë euro trafikantëve për të mbërritur në brigjet greke.

Jahti u ndalua në ishullin Kea, 15 milie në jug të Athinës. Dy trafikantë u arrestuan dhe pritet të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ndërsa jahti u sekuestrua.

https://www.youtube.com/watch?v=HXTgtGHWEJI



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *