• |
ide | kryesore

SPAK “këput” Ilir Beqajn, masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe i ndalohet dalja jashtë vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..
Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023).

Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.



12 Comments

  1. Drejtesi me regji

    Ky duhej të ish fut që në fillim

    Akuzat janë qesharake

    Këta janë për akuza edhe me të rënda

  2. Dhe detyrim paraqitje ky.
    I jep mikut te vet koncencionin mikut te vet,
    tall menderen me taksat e shqiptareve,
    dhe akuzohet per korrupsion pasiv.

    Hajde drejtesi, hajde.

  3. Atëherë ju patronazhistët e Ramës. Malltezi mbahet në burg për një problem civil që është bërë brenda rregullave. Por duke qenë dhëndri i Berishës është marrë kjo masë ekstreme. Ish ministri i shëndetësisë që ka hedhur firmën për një skandal që vidhen lekët e taksave paguesve i jipet një masë shumë më lehtë. A nuk është diktaturë ku drejtësia e partisë godet “armiqtë e klasës”???

  4. Spaku po kthehet ne armikun e ketij vendi.

    Po mbron korrupsionin pasi eshte bere pale me te.

    Ka prokurore brenda spakut qe po behen te pasur, vendosin gjoba tamam si banditet.

    Shembull eshte Beqja qe duhej te ishte brenda prej dy vjetesh apo hajdutlliqet e Vilma Nushit me shoke.

  5. SPAK po godet padrejtesisht majtas, per vepra qe jane kryer para vitit 2021 . Populli i ka amnistuar

    pasi u ka dhene pushtetin perseri edhe pse e dinte se kane vjedhur miliarda euro. Ne kemi thene

    se populli eshte sovrani, sovrani jo vetem i ka falur por edhe u ka thene vidhni perseri sa te doni, tani

    SPAK nuk mund te dale mbi sovranin se pastaj cfare sovrani na qenka populli. Kesaj i thone i zoti

    ta jep e telalli s’ta jep. SPAK duhet te godase vetem opoziten t’i rrase brenda sa me pare “nongraten”

    “Like floririn ” e gjithe ata qe kerkojne te prishin imazhin e kesaj qeverie dhe te z,Rama me denoncimet

    e tyre. E cfare e gjeti Shqiperine per ca miliarda euro qe paskan marre pushtetaret e rilindjes ?

  6. Si salihu ashtu dhe iliri me te njejten mase ate detyrim paraqitje,shpellkari salih o Gimi nuk paraqitet si burracak qe eshte kurse iliri paraqitet,fshataret ne qytet,kombi ne rrezik

  7. Shpërdorim detyre???!!!
    Kjo është farsë komplet,ky monstër dhe shok-shefi i tij basketbollist kanë 40 përqind të të gjithe sterilizimit, e kanë me letra nëpërmjet atij prestanomes Ilir Rrapaj i biznesit italian me një të punësuar. Beqaj, pronari i Beqes dhe grupi i rrjepsave të Vlorës nuk kanë shpërdoruar detyrën por kanë rrjepur paratë e shqiptarëve.
    Pse nuk ndjekin këta ku kanë përfunduar miliardat e Sanit.
    Plehra prokurorë, akuzë sa për sy e faqe!

    1. Nuk e di apo ben sikur nuk di që kur thuhet burrë shteti do të thotë që të respektohet kushtetuta apo jo 14:32. Me duket se Berisha e ka deklaruar që t’i bëhet kërkesë kuvendit dhe ai është i gatshëm për t’u paraqitur në Aspak. Por duhet të kuptosh që ai është kryetar i opozitës dhe do bëjë luftën e tij ndaj antikushtetushmërisë .

      1. Suflaqet e fuges jane copa mishi me një shkop, keta janë pa shkop se ashtu i do partia ! copa mishi kaq! popull kurvë që do ramën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *