• |
ide | kryesore

Mashtrimi për biznesmenin/ 200 mijë euro në emër të një politikani

Arkiva, Lajme, Të fundit



42 vjeçari Arjan Bllacaj, është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka tentuar që t’i marrë një biznesmeni të rëndësishëm një shumë prej 200 mijë eurosh, nëpërmjet mashtrimit. Sipas uniformave blu 42 vjeçari i ka shkruar duke u hequr si një zyrtar i lartë.

Burime bëjnë me dije se Arjan Bllacaj ka kontaktuar biznesmenin pronar i një fabrike mielli dhe i ka kërkuar paratë në emër të një politikani të rëndësishëm. Skema është e njëjtë, si në rastet e mëparshme. Ai i ka kërkuar paratë biznesmenit, ky i fundit ka dyshuar për vërtetësinë e personit që po e telefononte dhe ka njoftuar policinë.

Ka dyshime se pas këtij skenari mashtrimi fshihet Florian Gjergji. Ai është i kërkuar edhe më parë nga policia e Tiranës për të njëjtën vepër penale.

Vetë Florian Gjergji rezulton të jetë jashtë territorit të vendit, në Gjermani. Ky është rasti i 6-të që policia ka dyshime se Gjergji fshihet pas mashtrimit të biznesmenëve.

Për skema të ngjashme të mashtrimit të njerëzve të botës së biznesit në pranga kanë rënë 4 persona. Ndërkohë truri i kësaj skeme dyshohet të jetë Florian Gjergji. Ky i fundit dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një 1 automjet dhe 1 celular.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *