• |
ide | kryesore

Shoqërohet në polici me urdhër të SPAK, Erzen Breçani

Arkiva, Lajme, Të fundit
Breçani



Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në polici bashke me 11 persona te tjerë.

Zyrtarisht ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici, ndërsa raportohet se operacioni është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

Sipas mediave, në prangat e policisë përveç Erzen Breçanit ka përfunduar edhe djali i tij i madh. Të njëjtat burime raportojnë se ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.

BW shklruan se akuzat për 11 te dyshuarit janë: pastrim parash, grup i strukturar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Pritet që policia të japë detaje për arsyet e këtij ndalimi

Lajmi po përditësohet…



3 Comments

  1. Pasi hodhën dhe disa flakadanë që i nxirrnin nga tualetet e grave deputete, u larguan pasi dhe seanca mbaroi. Me sa duket Garda është akoma liberale, dhe nuk i detyron dot gratë tona deputete t’i fshehin mjetet luftarake aty ku i fshihnin ato deputet gra të Albin Kurtit në Kosovë. Akoma nuk kanë mbërritur tek sakrifica ekstreme për Berishën. Kanë kohë, mund të vijë dita.

    1. Këlliçi shkruan se nëse do të ishte sot në Foltore Olldashi, nuk do të kishte shans që pala e Ramës të mos e dëgjonte.

      Duket se ky mesazh i tij siluron Sali Berishën, i cili nuk po arrin asnjë lloj imponimi ndaj shumicës së Ramës duke mos qenë më i pari, edhe pas problemeve vetjake dhe familjare që ka aktualisht me drejtësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *