• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Zelenskyt/ DASH: SHBA e përkushtuar ndaj integrimit të rajonit si kundërpeshë ndaj ndikimit rus

Lajme, Të fundit
dinarit gjyqësorit



Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin europian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”. Komenti është pjesë e një reagimi që një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i dha Zërit të Amerikës, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar “se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë europianë dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit javën e kaluar kishin për qëllim pikërisht këtë problem, kryqëzimin midis ndikimit keqdashës rus dhe korrupsionit. Zëdhënësi i referohet shpalljes nga qeveria amerikane të politikanëve serbë si persona të padëshiruar dhe vendosjes së sanksioneve ndaj 12 entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, aktiviteti i të cilëve lidhet me ndikimin keqdashës rus në rajon dhe korrupsionin.

“Të dyja pengojnë përpjekjet e rajonit për të përparuar drejt anëtarësimit në BE dhe një të ardhmeje më të begatë. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për të gjitha vendet në Europë, është i rëndësishëm rezultati i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse është kritike që ne të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha ai.

Pas komentit të presidentit Zelenskyy, zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se ndikimi keqdashës rus në territorin e Ballkanit Perëndimor, nuk është shqetësim i ri.

“Rusia po bën gjithçka që mundet për të mbjellë pakënaqësi, paqendrueshmëri politike, po ndërhyn nga jashtë, po keqinformon. Dhe kjo është arsyeja pse ne po rrisim në fakt bashkëpunimin dhe ndihmën tonë për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të tyre për t’u përballur me këtë formë të kërcënimeve dhe ndërhyrjet nga jashtë”, tha zoti Stano./VOA



4 Comments

  1. Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU

  2. RReziku me i madh i popullsive te Ballkanit Perndimor u vjen nga regjimet e tyre te

    korruptuara sic eshte regjimi ne Shqiperi qe ben cdo gje per ti nzire jeten popullit te vet

    sidomos atij qe nuk eshte perkrahes i regjimit. Sipas statistikave te bankes Boterore mbi

    23 % e popullsise ne Shqiperi jeton me me pak se 2 dollare ne dite. Dy dollare ne dite

    Cfare jete mund te beje njeriu me dy dollare ne dite ? Buke thate, kripe dhe uje kaq.

    Ku e kane Atedheun keta njerez qe po u rrezikohet nga Rusia ? Atedheu eshte i pushtetareve

    dhe i atyre te lidhur me ta. Vetem pastrueses se se ish sekretares se Ministrise se Ekonomise

    Alda Klosi iu gjeten 67o mije euro ne tubin e aspiratorit, aq sa eshte konsumi ditor i 325 mije

    qytetareve shqiptare, merre me mend sa kane vjedhur ata “ma nalt”. Nuk jane Ruset qe po detyrojne

    shqiptaret te ikin nga syte kemet nga Shqiperia, te braktisin vendin ku kane lere, te braktisin shtepite,

    prinderit dhe varret e te pareve e te rrezikojne jeten mbi varka ne La Mansh por jane pushtetaret

    “patriote” qe po ua pamundesojne jeten ne vendin e tyre. Prandaj ndihma me e madhe qe mund te

    na beje SHBA eshte te na mbroje nga pushtetaret tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *