• |
ide | kryesore

Rama mbledh Kongresin e PS në 8 dhjetor/ Demokratët: Provokim!

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë Kongresin e Partisë Socialiste në 8 dhjetor, ditën e Lëvizjes Studentore. Kongresi i socialistëve ishte parashikuar të mbahej në 4 nëntor, por u shty nga Rama i cili kërkoi angazhimin e deputetëve në diskutimet e buxhetit.

Lajmin e konfirmoi nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj gjatë një interviste në Klan News. Felaj foli edhe lidhur me aksionin e SPAK në politikë dhe botën e krimit ku tha se secili duhet të mos bëjë gabime gjatë punës së tij që e çojnë para prokurorisë dhe gjykatës.

“Kongresi do të mbahet me 8 Dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve. Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën” – tha Felaj.

Për këtë vendim të Ramës ka reaguar Sekretari për Diasporën i PD-së, Indrit Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale Hoxha shkruan se përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, e cila është dita e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit të diktaturës komuniste.

“Me 8 dhjetor Rama mbledh kongresin e PS. Përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, ditën e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit te diktaturës komuniste!”, – shkruan Hoxha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Gjyqtarja bleu apartament tek kompania Homeplan në hetim nga SPAK ne vitin 2015 91 m2, 65 mije euro.

    Konflikti i interesit, gjyqtarja që caktoi “arrest shtepie” ndaj Malltezit, bleu apartamentin me çmim mjaft të ulet, 720 euro m2, e shleu këstin e fundit në 2016.

  2. 8 Dhjetori vertet shenoi fillimin e rrezimit te diktatures komuniste , por nuk e rrezoi plotesisht

    asnjehere. Nuk u denuan krimet e perbindeshme te komunizmit dhe nuk u denuan kriminelet

    komunist. Kjo beri qe demokracia shqiptare te zvarritet e te lengoje ne nje tranzicion pa fund

    ku revanshi i pasardhesve te atyre krimineleve po e shperben Shqiperine.

  3. Iliriana Olldashi për të nxjerrë nga burgu duke lënë në ‘arrest shtëpie’ Jamarbër Malltezin.

    Në fakt Iliriana Olldashi është në konflikt flagrant interesi. Nga deklarata e saj e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish kompleksi Partizani nga kompania Homeplan dhe Kontakt.O bushat shkruaj dy rreshta per gjygjtaren e kapur nga rama,por qe liroje nga Qelia jamarberin,behu burre dhe ti e trego te verteten

  4. Shume mire. 8 dhjetor eshte dita e rinise, ku nje brez i ri, nxenes e studente mbeshteten pluralizmin politik per tu krijuar PD dhe Partia Socialiste.

    Nuk eshte faj i socialisteve qe shqiptaret jane ne shumice te majte, sikurse kudo ne vendet e varfera dhe Ameriken Latine, ne te cilet e djathta eshte imponuar me grushte shteti apo me junta.

    Ky eshte réaliteti, e duam apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *