• |
ide | kryesore

SPAK burgos Erzen Breçanin, “krahun e fortë” të Berishës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Erzen Breçani, ish-funksionar i policisë së shtetit prej më shumë se 20 vitesh u vu në pranga në stadiumin Air Albania. Breçani kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, kur dy efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të shoqëruar nga forcat speciale iu komunikuan arrestimin dhe i vunë prangat.

Hetimi për të është bërë në bazë të çkodimit të bisedave në SKY, aplikacionit që përdorej kryesisht nga trafikantë të drogës. Në të njëjtën dosje janë prerë fletë-arrestet për 11 persona, nga të cilët janë arrestuar katër. Të tjerët ndodhen jashtë vendit.

Kush është Erzen Breçani dhe militantizmi për Berishën

Emri i Breçanit është i lidhur ngushtë jo vetëm me karrierën e tij në polici, por edhe si një nga njerëzit që i ka qëndruar besnik Sali Berishës në çdo kohë. Që nga opozita e vështirë e vitit 1997 e deri tani vonë me rikthimin në krye të demokratëve.

Erzen Breçani, truprojë e Sali Berishës në 1997
Erzen Breçani, truprojë e Sali Berishës në 1997

Një nga shfaqjet më të hershme janë arkivat e vitit 1997, kur Erzen Breçani shfaqet si truprojë i Sali Berishës gjatë një mitingu në Lushnje. Takimi i shkurtër asokohe zhvillohet mes krismave të automatikëve mes thirrjeve “E duam presidentin” siç tregon edhe VIDEO KETU.

Në vitet që pasuan, Breçani ishte pjesë e RENEA-s dhe mori pjesë në disa prej operacioneve më të rrezikshme kundër bandave të Zani Çaushit, Gazmend Brakës, Nehat Kullës etj.

Zani Çaushi
Zani Çaushi

“Artan Didi ka qenë shef i komandos dhe janë kryer disa operacione të suksesshme. Në dalje të Vlorës për Zanin ngritëm një grackë. Një që është dëshmor i Atdheut mori iniciativë. Kemi kryer kontrolle te Zani, madje unë kam njohje personale me të. Në shtëpinë e tij gjetëm një sasi paresh. Por ne kryenim operacione të mirëfillta policore. Thirrëm të motrën, i thamë “Ja ku i ke paret”. Ky e mori vesh që i gjeti një tropojan paret dhe më çoi fjalë “Je djalë i ndershëm”. E arrestuam në dalje të Vlorës” ka treguar Breçani në një bisedë në Opinion.

“Kam pas njohje personale, se në të RENEA-s i arrestonim, nuk i dhunonim dhe në një farë mënyre ngelnim miq me ta. Ky personi Zani Çaushi shpesh më çon të fala. Nehat Kullën e kemi arrestu tre herë. Emiljano Shullazin e kemi arrestu disa herë. Nuk kemi marrëdhënie të këqia. Por si për Fatmirin, si për Zanin, si për Nehatin, këta janë përdor nga shteti për të vra dhe aktivitetin kriminal e kanë përdor për hesap të tyre” vazhdoi Breçani.

Operacionet ku ka marrë pjesë kanë qenë të shumta dhe të rrezikshme. Por si një nga efektivët më të vjetër, Breçani ka një seri kualifikimesh dhe vlerësimesh nga policia e shtetit.

Gjithsesi ngjitja e tij në postet drejtuese të policisë së shtetit do të përshpejtohej në 8-vjeçarin e “Berishës II” pas vitit 2005.

Nën qeverisjen e Berishës, policia e shtetit goditi disa nga bandat e fuqizuara përmes lidhjeve politike të qeverisjes së Fatos Nanos. Edhe në këtë fazë, Breçani personalisht ka marrë pjesë në disa operacione.

Lul Berisha pas arrestimit në Maqedoni
Lul Berisha pas arrestimit në Maqedoni

Duke kujtuar shoqërimin e Lul Berishës, ai ka treguar: “E kam shoqëruar Lul Berishën, e shoqërova nga Maqedonia ku u kap dhe komunikova me të në makinë. Në pyetje e sipër i thashë je kriminel, ke vrarë. Jo tha nuk është e vërtetë. I thashë do të të sekuestrohet pasuria. Ai më tha që kam frikë vetëm Sali Berishën se ai të ekzekuton të merresh me të. S’bën kompromise”.

Por drejtimi i policisë pas vitit 2005 ka qenë një periudhë me dritëhije. Si zv.drejtues i policisë së Tiranës, Breçani do të konfliktohej me opozitën e Partisë Socialiste në disa incidente. Në 21 janar të vitit 2011 u raportua se Breçani ishte në krye të dhunës së egër që ushtroi policia ndaj qytetarëve që u ndodhën në bulevard, pasi protesta kishte mbaruar.

Në tetor të vitit 2012, kur ish-të përndjekurit zhvilluan një grevë urie tek Komuna e Parisit, një raport i Avokatit të Popullit skedoi se si Drejtoria e Policisë së Tiranës “mori në menaxhim” grevën e urisë.  Nën mbikqyrjen e Breçannit, policia zgjeroi rrethimin dhe u ndaloi grevistëve komunikimin me jashtë. Më pas, u pengua furnizimi me ujë dhe me lëngje frutash, përfshirë pakot me sheqer, që ishin jetike për grevistët.

Një tjetër incident ku u përfshi Breçani ishte ai i rrahjes së kameramanit të Top Channel, Gent Ballta që e denoncoi publikisht se e kishte goditur brenda në komisariat. Shkak i rrahjes ishte se kameramani kishte filmuar një grup tifozësh pas ndeshjes Tirana-Skënderbeu, që hidhnin parulla kundër kryeministrit Berisha.

Breçani u përplas me deputetët e PS edhe në ditën e zgjedhjeve, në 24 Qershor 2013, kur policia nuk veproi në tentativën e disa punonjësve të OSHEE-së për ndërrimin e një kutie votimi.

“Unë jam gjeneral i policisë së shtetit, as i Saliut, as i kurrkujt!” u tha Breçani deputetëve të PS-së në atë kohë. Ndërsa Fatmir Xhafa ju përgjigj: “Ti je aksident në polici. Për fat mbaroi koha jote. E ke përdorur policinë e shtetit. Ti je ordiner”.

Me të ardhur në pushtet, socialistët e shkarkuan Breçanin nga policia. Më pas ai i akuzoi se e kishin diskriminuar për shkak të origjinës nga Tropoja.

Së fundmi, Breçani drejtoi një kompani security, por nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet e ngushta me familjen Berisha. Pasi Gerti Shehu goditi me grusht Sali Berishën në protestën në formë marshimi, Breçani u pa personalisht teksa shoqëronte agresorin për në selinë e Partisë Demokratike.

“Sali Berisha, pasi e kemi nxjerrë në trotuar nga turma, ka ardhur bodigardi i tij dhe ka thënë që doktori ka porositur që duhet ta dorëzojmë në polici dhe të mos preket më me dorë. Kam qenë duke ecur dhe duke biseduar me të në trotuar”, tregoi më vonë Breçani detajet nga ngjarja.

Lidhja që SPAK i bën Breçanit me trafikun e drogës

Duket se lidhja që SPAK i bën Erzen Breçanit me trafikun e drogës janë paratë që i vinin nga i biri, Eralbi, i cili nuk është arrestuar pasi gjendet jashtë vendit. Sipas hetuesve, Eralb Breçani është kunat me Ervin Matën një emër i njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Duket se Mata ka tërhequr kunatin në biznesin e kokainës dhe paratë që Eralb Breçani i sillte të atit e kanë inkriminuar edhe atë vetë. Detajet që tregojnë nëse Erzen Breçani ishte i ndërgjegjshëm se po pastronte paratë e kokainës që i sillte i biri, ende nuk janë të qarta.

SPAK ka renditur disa episode kur janë kapur sasi të mëdha kokaine që vinte nga Brazili, Ekuadori dhe Kolumbia dhe që lidhen me grupin e Ervin Matës, ish i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, që u bë i njohur pas sherrit në ish-bllok me Ervis Martinajn. Episodet që e lidhin këtë grup me trafikun e kokainës janë si më poshtë:

  • Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
  • Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
  • Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
  • Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani
Dedan Gjoni në të majtë, Jonida Babameto në të djathtë

Në të njëjtin operacion ku arrestoi Erzen Breçanin, SPAK ka urdhëruar edhe arrestimin e Dedan Gjonit shef i komisariatit nr.6 në Tiranë dhe Jonida Babametos, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Sipas hetuesve, ata kanë ndihmuar në tentativën e një vrasjeje të dyfishtë, por për këtë çështje detajet janë të pakta.

Të arrestuar nga SPAK

Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës

Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)

Besmir Mustafi

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

Ervin Mata

Besmir Murati

Artan Sulejmani

Albert Prenga

Bajram Gerbova



37 Comments

  1. Edhe Brecani eshte i burgosur politik Bushato ? Popo patjeter. Shkembim si Hamasi me Izraelin me lironi Abin tju jap Brecanin, koke per koke.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar mutin do ti hani Breçanit, siç ja keni ngrënë Berishës,

      Breçani nuk ka pushtet politik o idiot, shifi o qorr se ke mbi 100 zyrtarë të lartë rilindas në burg dhe asnjë të kohës së PD, sepse në atë kohë Berisha nuk nxiste vjedhjen në nqs se diktonte raste i shkarkonte,

        1. Ore po me ne patronazhistët çfarë ke?
          Ne bëjmë punën tonë, dhe e bëjmë mirë.

          Ja, të kemi rënë ndonjëherë në qafë ty?

          Ne e dimë mirë kush je e çfarë bindje politike ke, prandaj nuk humbasim kohën me ty.

          Voto mo vlla kë të duash. Ndaç me byrekë me gjizë të prishur, ndaç pa byrek, të uritur siç jeni.

          Ne merremi me atë fqinjin tënd, që nuk të duron dot ty, pse bërtet e shan nëpër rrugë, dhe bën gjëra që atij si pëlqejnë.

          Dhe ai voton PS sepse thotë: – Ou, mbahet ai po fitoi PD. Ai të shtyp. Durohet ai.

          Dhe sa të jenë ca tipa si ti, patronazhistët do të jetojnë të lumtur gjithë jetën.

          1. E bëni mirë qiheni në byth me tërë familjen dhe farefisin mor dr emër i orës20:00

      1. Duke e kthyer Shqipërinë në një oaz droge,ku pluhuri i saj ka ndotur gjithshka,nga hunda e Ramës deri tek manteli i ç’do gjykatësi (pa dashje),është shumë kollaj të akuzosh këdo,sidomos opozitarë si të kontaminuar.

        1. Ëë!? Ç’punë ke ti me drogën, o koqe?
          Apo je i antidrogës?
          Pse po shkojmë ne në Angli e Spanjë,?
          Aty të kalbesh, idjot.

  2. O lapsi, ka ardh Minitri i Shtetit i Greqise per takim me Fredi Bejlerin, ore, si nuk e vendosni ne faqe te pare kete informacion Ju, perse pauheni, bejini ca fotografi, nga poshte e nga lart, mbase dhe ndoje regjistrim si i kane bllokuar deren e evropit pa nxjerree nga burgu Bejlerin. si te ka shpetuar ky informacion o Bushat

  3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Edvini e ka kuptuar se ka ardhur koha të këndojmë këngën ja vdekje ja liri, prandaj përpiqet të frikësojë të fortët pranë Berishës, por kot e ka, në momentin kur të vendoset do të ketë dhjetëra Breçanë që do të organizojnë përmbysjen me forcë të edvin halesë….1

  4. Pse o Lapsi i forti i Berishës. Ai ka qenë polic dhe kur s’ka qenë Berisha në pushtet. Asnjëherë s’është dalluar për ekstremizëm kur ka kryer detyrën. Ju kujtohet përballja e tij me bastardin Tahiri. Ruajti një qetësi për t’i admiruar e se bastardi po bënte bastardin që si bastard përfundoi. Mos bë korrelacion midis atij dhe Berishës sepse kurrë s’kanë pasur. Berisha s’kishte e s’ka nevojë për të fortë sepse ai ka të fortë mendimin dhe argumentin.

  5. Besnik i betuar i non-grates qe bente ekspertin dhe moralistin neper studio.

    Keta jane plehrat dhe analfabetet qe solli non-grata dhe qe u bene milionere pa asnje merite.

    1. Pse se fut Rama brenda, praaaa?!!!!!

      Ik ha ndonje sufllaqe dhe bej shurren!!!… (kuptohet me leket e te tjereve, se taksa I pagujn te gjithe)…

  6. Me çfar del nga ky shkrim i Lapsit, ish komisari i policisë Breçani qenka arrestuar sepse i biri i ka dërguar para nga emigracioni.
    Nuk jepet asnjë fakt se i biri i Breçanit është marë me drogë por vetëm se paska kunat një trafikant droge.
    Jo kunetër por ka shumë raste kur nga dy vëllezër, njeri është trafikant droge e tjetri një njeri i ndershëm e i pa përzjerë në pisllëqe.
    Akoma nuk hiqet dorë në Shqipëri nga mendësia stalinisto-enveriste se po të jetë një pjestar i një familje “armik i popullit”, duhej të arrestoheshin apo internoheshin si të tillë jo vetëm familja e afërt, por e gjithë soj e sorollopi kushurij e krushqi.
    Me këtë mendësi komuniste, a nuk duhej të arrestoheshte edhe ministri i mbrendshëm Taulant Balla që ka deklaruar publikisht se është “mik familjar” i njëfarë Begoje , i kapur e dënuar nga drejrësia italiane si kapomafie i drogës ?
    Kemi edhe dy ministra të tjerë të mbrendshëm socialistë që kanë pasur të tilla lidhje.
    Fatmir Xhafa që përmendet këtu, kishte të vëllanë kapomafie të drogës e Saimir Tahiri kishte lidhje familjare si kushërij me një grup banditësh trafikantë, edhe këta të arrestuar në Itali.

  7. Në gjithë këtë histori të vjen gjynah për Elvana Gjatën që dikur qe lidhur me E.Matën. Ajo thoshte se e kishte bekuar Zoti, por në fakt pas sherrit te ai lokali në Bllok, u ndanë. Elvana e dinte shumë mirë me kë ishte lidhur por i pëlqente paraja lumë , ashtu sikurse i pëlqen një pjese të madhe të madhe të femrave të show bizzit shqiptar, që kanë qënë ose janë dashnore të mafiozëve e trafikantëve .
    Dhe s’kanë faj nga një anë, se në një vend si Shqipëria ku për t’u ngjitur lart në karrierë femrat duhet të çajnë ose me bythë ose me rryshfet, ose me të dyja këto gjëra.

  8. zani caushi ishte kandidatura me e mire per shef rendi ne vlore ne ato vite . nderrmori me inisiativen e tij operacionin per mbrojtjen e kryeministrit italian prodi. dhe problemet me ligjin nuk i ka pas ndonjehere me shume se keta kokloqet, brecanat, kazanat qe mbante sala nga mbrapa. por dihet tashme ne shqiperi. socialistet te shtrydhin dhe te hedhin ne kosh, ndersa me salen filozofia ka qene shume e thjeshte, po vrave per llogari time je hero, ndryshe je terroristo socialist.

  9. me sa duket këta gjyqtarë kanë problem vetëm shantazhet në adresë të tyre prej Berishës dhe jo ato ndaj Shqipërisë.

    Pra dukshëm ata kanë tjetër standard për Malltezin, dhe tjetër standard për të tjerë, që nuk bëjnë shantazh mbi ta.Ja futen ne burg krahun kriminal dhe financiar si Brecani dhe rama qe e ka kapur drejtesine i liroje nga burgu dhendrin jamarber te tjerat i kuptoni vete o shpellkaret e salihut.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar sipas teje edhe pse SSSKAPI të areston pa asnjë provë, nuk ke të drejtë të mbrohesh dhe të akuzosh atë mut skapi për shkelje të të drejtave të njeriut!!!!!?

  10. Gjyqtarja bleu apartament tek kompania Homeplan në hetim nga SPAK ne vitin 2015 91 m2, 65 mije euro.

    Konflikti i interesit, gjyqtarja që caktoi “arrest shtepie” ndaj Malltezit, bleu apartamentin me çmim mjaft të ulet, 720 euro m2, e shleu këstin e fundit në 2016.

  11. Keta jane llumi, analfabete dhe barbare qe e shkaterruan vendin ne 97”-en.

    Keta Jane talibanet e kancerit non-grata.

    Pa u pastruar ky llum, nuk hyme ne BE.

    1. me ka mbet ne mend gon xhafa, vllai vet minister rendi, babi i reformes ne drejtesi dhe ky ish i kerkuar nga italia se kish trafik droge dhe duhej te bente burg por bridhte rrugeve te tiranes e vlores

      si tha rama, ca fajo ka fatmiri

      lene kur kujtoj sajmir tahirin nga ministrat me i miri, me hailajt qe ia faktuan italianet

      por drejtesia e re nuk e denoi per drogen por se kish ngrene dardha , dhe e liroi se kish grun pa qejf

      e popull kurve e ca kurve

  12. Iliriana Olldashi për të nxjerrë nga burgu duke lënë në ‘arrest shtëpie’ Jamarbër Malltezin.

    Në fakt Iliriana Olldashi është në konflikt flagrant interesi. Nga deklarata e saj e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish kompleksi Partizani nga kompania Homeplan dhe Kontakt.O bushat shkruaj dy rreshta per gjygjtaren e kapur nga rama,por qe liroje nga Qelia jamarberin,behu burre dhe ti e trego te verteten

  13. Në aktakuzën e SPAK për arrestimin e “dhëndërit” të Berishës , bëhet fjalë për “pastrim parashë” por nuk ka asnjë skjarim se çfarë parashë të pista ka pastruar.
    Kur bëhet fjalë për pastrim parashë, mëndja të shkon menjëherë tek trafikantë të drogës apo hajdutë të pasurive publike apo private, që këto para “i pastrojnë” duke ngritur pallate mbi 20 katëshe.
    Z. Malltezi thjeshtë ka rimarë disa prona të tij të sekuestruara dikur nga regjimi diktatorial komunist dhe i ka zhvilluar me ligjet e kapitalizmit demokratik.
    E para e punës, në rastin e tij nuk kemi të bëjmë me “privatizim” të pronës publike, ashtu siç komentohet, por rikthim të pronës së trashëguar.
    Ndryshe nga pronarët e tjerë që nuk kishin para për ta zhvilluar pronën e tyre të rimarë, Malltezi me bashkëshorten e tij , bijën e Berishës, në kohën kur ky ishte në opozitë, kanë punuar në institucionet e OKB ku kanë pasur paga shumë të larta, e me çmimet e asaj kohe për ndërtimet, patën mundësinë të blejnë një pjesë të pronave të kushërijve.
    Ndërkaq , znj.Malltezi gjatë kohës që Berisha ishte në opozitë, si një juriste e aftë, pat nisur një bizmes të saj me një zyrë private juridike ku kishte mundësinë të merte të ardhura më të mëdha se kolegët.
    Në suksesin e saj në ate biznes, sigurisht që ka luajtur rol fakti se ishte e bija e një ish presidenti, e ky fakt e ka ndihmuar që tek ajo të shkonin klientë më të shumtë biznesmenë parexhij.
    Nuk ka asnjë fakt që znj. Malltezi të jetë ndihmuar nga i ati në biznesin e saj pasi ai ishte në pushtet .
    Edhe pas 2005-s kur Berisha erdhi përsëri në pushtet, ju a ndaloi fëmijve që të mereshin me biznes në marëdhënie me institucionet shtetërore, e nëse Argita vazhdoi të ketë një klientelë më të madhe, kjo vinte nga fakti se shqiptarët hallexhij kishin besim më shumë tek ajo si bijë e kryeministrit për zgjidhjen e problemeve juridike sesa bie fjala tek një jurist komunist si Idajet Beqiri.
    E pra e parë nga ky realitet, bie poshtë tërësisht akuza për pastrim parashë.
    Një bizznesmen që është pasuruar me zhvillimin e pronës së tij të rimarë me ligj, burimin e parave ka të pastër , nga prona e tij e jo nga pronat e rëmbyera nga të tjerët apo para të vjedhura e para krimi e droge.
    Krejtë ndryshe qëndron puna me akuzuesin Taulant Balla.
    Ky zotëri me poste të larta në pushtet, ka ndihmuar një ish trafikant droge që tja pastrojë paratë e pista si biznesmen ndërtimi dduke e deklaruar ate publikisht si një”mik familjar”

  14. Pjesë e grupit kriminal/ Shefi i krimeve i komisariatit nr. 6, nipi i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni,brecani financuesi i krimit ne familjen berisha,po shperbehet kupola mafioze e salihut te kapura polici drejtesi nga salihu serb i karaxhicve te beishajve.parate e pista te malltezit po pastrohen tek kulla 64 kate qe po nderton salihu ne qender.

  15. Bëmat e kamikazes’ Iliriana Olldashi që liroi dhëndrin e Berishës, la në burg deri në vdekje Enver Shehin për evazion fiskal, liroi drejtorin e LSI, Dashamir Xhikën, Lefter Koka dhe Lefter Alla në qeli edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore!

    Gjyqtarja Iliriana Olldashi, me një vendim të dyshimtë dhe në konflikt interesi

  16. Vjen dita që të gjithë kuptojnë se sa e kishte bekuar Zoti Elvanën me lidhjen e E.Matën. Ervin Mata donte të përdorte llogarinë bankare të Elvanës për pagesë 500 mijë € ndaj djalit të Breçanit. Me siguri e ka përdorur llogarinë e Elvanës edhe për pagesa të tjera të dyshimta e ilegale. Sigurisht që bëhet fjalë për bashkëpunim në krim, pastrim parash apo transaksione të paligjshme parash. Ky është Showbizi shqiptar bashkë me kurvat e veta “këngëtare”! Dhe sigurisht nuk do harruar lidhja që krimi ka edhe me politikën. SPAKU DUHET TË HETOJË GJITHSHKA TË KËTYRE MAFIOZËVE, DASHNOREVE KËNGËTARE TË TYRE DHE POLITIKANËVE QË I MBRONIN APO FINANCONIN. E vërteta vonon por nuk harron. I kapur apo jo SPAKu, të paktën po nxjerr në pah gjithë llumin e maskarallëqeve dhe krimeve të politikanëve majtas apo djathtas qofshin edhe po ashtu të bandave të tyre që këto politikanë mbështesin .

  17. Breçanin e ftonin herë pas here te Syri TV, psh te Task force i Sonilës, te Kafe Shqeto në mëngjes apo në ndonjë emision tjetër. Jepte mend Breçani për vlera e policisë, e ndërkohë bashkë me të birin merreshin me mafiozllëqe. Saliu s’po flet asgjë. I doli dobiçi në shesh, pra bandat që përdor, e del e bën si i ndershëm lart e poshtë nëpër studio TV. Ndërkohë sot doli dhe lajmi i aksidentit të Sonila Meços me makinën e saj. Për fat të mirë nuk kishte pësuar asgjë Meçua. Por mësuam që ngiste një makinë Jaguar me vlerë të paktën 45000€. Bose Sonila. Përveç makinës dihet që ka edhe shtëpi apo vilë luksoze te kodra e diellit. Kjo është gazetari propagandistike në Shqipëri. Politika synon pushtetin, bashkëpunon me bandat, krimin e organizuar, vjedh popullin dhe paratë publike, dhe siguron një grup gazetarësh, analistësh, mediash e portalesh mediatike për propagandën e vet, çdo gjë e paguar nga politika. Këta bëhen milionerë për të shpëlarë trutë e shqiptarëve nga mëngjesi në darkë ku flitet vetëm për politikë dhe hallet e politikës e jo të popullit. Emisione të cilat po e njëjta tufë gazetaro-analistësh të rreshtuar majtas apo djathtas (të paguar) bëjnë avokatin e partisë përkatëse pa lidhje me të vërtetën. Mercenarë mediatikë me një fjalë. Një turp i madh! Drejtues emisionesh që nuk ngopen që kanë emisione që drejtojnë si moderatorë për disa ditë në javë, por në ditë të tjera i sheh të ftuar si analistë në studio të tjera. I bëjnë qoka njëri tjetrit dhe vetëm këta japin mend, të tjerë Shqipëria nuk ka. Vetëm këta rreth 10 veta laj thaj. Prandaj nuk bëhet Shqipëria. Është thjesht një teatër palaçosh, dhe një luftë bandash politiko-mediatike të kapur e lidhur me interesa sëbashku. Populli është thjesht dele që këta politikanë e përdorin si mish për top për protesta për karriget e tyre, e në fund ua fusin sa krahu.

  18. PARODI

    Paraja nuk është gjithshka, por me atë mund të blesh çdo gjë,madje edhe dashurinë nëse ajo ka një çmim.

    [Ajo]
    Një milion arsye,
    po të kisha unë,
    nuk do të doja kurrë,
    si doja dikur.

    [Ai]
    Epo s’ke asnjë arsye
    e tash nuk je e lirë,
    thua se do qoften,
    lekun ke dëshirë.

    [Ajo]
    S’munde të më thoje fjalë lamtumirë,
    se ti ike shpejt,
    për një tjetër jetë,
    ti nuk je aty se,
    nuk je si ti e do.

    [Ai]
    Ku të rrija unë i shkreti, ec ma thuaj ti,
    qoftja ka shumë pare,
    e unë veç dashni.
    Ti nuk je me mu më,
    se me tjetrin je,
    lumturinë ke tash,
    se parja të ka ble, ty të ka ble.
    Me mu më s’je!

    [Ajo]
    Dhe unë zgjohem në mëngjes,
    sikur jam me ty,
    dërgoj lutje lart në qiell,
    por nuk vijnë aty.

    [Ai]
    Lutesh kot se nuk ka Zot,
    dhe ti e di shumë mirë,
    ngele natën nëpër klube,
    ndoshta je e pirë.

    [Ajo]
    Dhe sa herë kujtimet gjej,
    veten e gënjej,
    unë e gënjej,
    por ty s’të kthej.

    [Ai]
    Kujtimet e tua
    veç foto në facebook,
    asgjë e vërtetë,
    dashuri një mut!

    [Ajo]
    Ai shtrat pa ty gjithmon,
    do mbetet bosh,
    se nuk shtrihem dot,
    dhe po fle në tokë.

    [Ai]
    Nuk ke faj ti,
    mbase qoftja është si lopë,
    kështu zë tërë krevatin,
    e ti fle përtokë.

    [Ajo]
    Në mermer të ftohtë,
    unë kokën e mbështes,
    e gjej qetësi,
    se vij tek ti.

    [Ai]
    A më raftë pika
    si je katandisur!
    Po fle në dritare,
    tamam si e krisur!

    Po pse dreqin beson në Zot,
    ja fut pordhës kot!
    Ky s’është aspak bekim,
    është për të qarë me lot!
    Famën s’kam ç’e dua,
    as paratë e tua,
    se unë kam më shumë se aq,
    dhe ti qoften e ke paq!
    Ti e ke paq!!

    Një vendin po të kisha qënë unë,
    me qoften s’do kisha ndenjur,
    asnjë minutë më shumë!
    Le ta kishte paren lumë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *