• |
ide | kryesore

Biden përshëndet marrëveshjen Izrael-Hamas: Do të zbusë vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze në Gaza

Lajme, Planet



Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit. Biden thotë se kjo marrëveshje do të “zbusë vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze në Gaza”. Marrëveshja përfshin lejimin e qindra kamionëve të tjerë që transportonin ndihma mjekësore dhe karburant për të hyrë në Gaza. Presidenti thotë se është “jashtëzakonisht i kënaqur” që disa nga pengjet që kanë duruar “javë robërie dhe një sprovë të papërshkrueshme” do të ribashkohen me familjet e tyre sapo të zbatohet marrëveshja.

Presidenti amerikan falënderon liderët e Katarit dhe Egjiptit për “udhëheqjen dhe partneritetin e tyre kritik” në arritjen e marrëveshjes. Dhe ai thotë se vlerëson “angazhimin” e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mbështetur një pauzë në luftime. “Është e rëndësishme që të gjitha aspektet e kësaj marrëveshje të zbatohen plotësisht”, thekson ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *