• |
ide | kryesore

Berisha: Rama futi qëllimisht emrin e vajzës sime në dosjen e SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me përmendjen e emrit të vajzës së tij Argita Malltezi në dosjen SPAK për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. I ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania, Berisha tha se vajza e tij akuzohet se nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë e Jamarbër Malltezit. Berisha shtoi se vetë kryetari i ILDKP-së i ka thënë se asaj nuk i takon të bëjë deklarimin e pasurisë të të shoqit, aq më tepër kur kjo është një pasuri e trashëguar nga ai. Sipas Berishës, përmendja e emrit të Argita Malltezit në këtë dosje është bërë me urdhër të kryeministrit Rama.

“Sepse Argita Malltezi, po të lexosh dosjen është vetë e akuzuar. thuhet se Argita Malltezi nuk ka deklaruar në ILDKP dividentin e të shoqit. Por Argita Malltezi që ka deklaruar pasurinë e vetë, dy vite para se të futej ligji për ta deklaruar, ka pyetur dhe ka thënë kryetari i ILDKP-së se për të ardhurat e burrit nuk të takon t’i deklarosh.

Këtu e ke 3 a 4 herë emrin e saj, për të bërë Edi Rama ekuivalencën e thjeshtrës së familjes, e cila shkatërron rrjetin e arkitekteve dhe studiove në Shqipëri sepse fiton thuajse çdo tender me kompani të huaj në kundërshtim flagrant me ligjin.

Ligji vajzën time, vajzën apo djalin e kryeministrit nuk e lejon në mënyrë kategorike të marrë pjesë në asnjë tender dhe të ketë asnjë përfitim veçse si rrogëtar nga sektori publik. Edi Rama për të bërë një lloj barazimi, i fut mercenarët e vetë që të thonë se nuk ka deklaruar. Aq më tepër kjo është një pasuri e trashëguar nga Abi Malltezi”, – tha Berisha.

Sipas Berishës, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, është arrestuar vetëm për shkak të tij. Berisha tha se nuk ka asnjë shkak ligjor për burgosjen e Malltezit. Ai hodhi akuza edhe ndaj SPAK, duke e quajtur atë një organizatë kriminale, që bashkëpunon me trafikantë dhe kriminelë.

“Siç e dini ju, unë jam ndofta personi që kam atakuar në mënyrën më të fortë SKAP-in e partisë dhe e kam bërë këtë se aty janë grupet më të rrezikshme kriminale nga gjithë Shqipëria. Kur unë di që prokurori i mbyll SKAP-istit marrjen e 200 mijë eurove nga trafikanti dhe polici që i ka bërë një lëshim diku është 6 vite në burg, si mund të hesht unë? Unë di që prokurori që ka marrë 200 mijë euro për të prishur dosjen e atij që iu vra vëllai te pragu i derës.

Unë di që e çoi Bajrin në Shkodër që kishte vrarë në gjumë të fejuarën 15 vjeçare. Malltezi është burgosur vetëm për shkak të Sali Berishës. Nëse një njeri burgoset pa asnjë shkak ligjor dhe mund ta faktoj që këtu me dokumenta se ç’thotë prokurorja në apel që ‘korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin’. Unë skam ushtruar asnjë presion ndaj drejtësisë”, – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. Qëllimisht Rama i ka dhënë këtij 17 kulla dhëndërrit kur ishte kryeministër. Ky 17 kulla në mes të Tiranës ja ka dhënë dhëndërrit, po vetë? Qejf o qejf me qënë Kryeministër si Berisha, se Rama është qywan nga këto anë.

  1. Vajza jote bashke me Zenin e Gaz Bardhit kane qene dy njerezit me te pushtetshem per grumbullimin e parase. Dy hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *