• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte, vranësira dhe kthjellime kalimtare

Lajme, Të fundit



Shqipëria do të dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu e dëborës në zonat e thella malore. Parashikohet që mesdita dhe orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta por do të mbeten me vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore zonat në skajin verior të vendit.

Ndërkohë pritet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Deri në mesditë Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu kryesisht në skajin verior të Kosovës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura por nuk priten reshje. Orët e vona të natës do të sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në pjesën më të madhe të tij por herë pas here priten vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në të gjithë republikën e MV por në sasi të pakta. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.

Europa

Aktivizimi i cikloni të Islandës do të sjellë në brigjet Veri-veriperëndimore të Europës kushte të paqëndrueshme atmosferike në gadishullin skandinav, ishujt britanikë, si edhe Alpet e Europës duke reshje shiu, stuhi të forta ere si edhe reshje të dendura dëbore në veri të kontinentit. Po ashtu; reshje dëbore, ngrica si edhe temperatura të ulëta do të përjetojnë vendet e Europës Lindore ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *