• |
ide | kryesore

Sulmi me thikë pranë një shkolle, shpërthejnë protestat në Irlandë

Lajme, Planet



Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe plaçkitën dyqanet në Dublin, pasi tre fëmijë u plagosën në një sulm me thikë pranë një shkolle. Policia, e pajisur me mjetet për protesta, ruajti rrugët e kryeqytetit irlandez, ndërsa turmat brohorisnin dhe ndiznin fishekzjarre.

Këto trazira të cilat po konsiderohen më të rëndat në Dublin ndër vite erdhën pasi një vajzë pesëvjeçare u godit me thikë ne sheshin Parnell East në veri të Dublinit qendror. Tre fëmijë të tjerë dhe një grua u dërguan në spital pas incidentit, rreth orës 13:30. Policia e përshkroi sulmuesin si një burrë rreth të pesëdhjetave, ndërsa reagimet në mediat sociale për kombësinë e tij nxitën trazirat pas sulmit.

Shefi i policisë, Drew Harris, fajësoi një “grup të çmendur të drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë” dhe paralajmëroi kundër “dezinformatave”. Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej “Jetët irlandeze kanë rëndësi” ndërsa valëviteshin flamuj irlandez nëpër një lagje në të cilën banojnë një komunitet i madh emigrantësh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *