• |
ide | kryesore

Berisha: Pjerin Ndreu do të vijë koha edhe ty për t’u hetuar

Lajme, Të fundit



Gjatë një takimi me simpatizantët e tij në Lezhë, Sali Berisha i është drejtuar kryetarit të kësaj bashkie, Pjerin Ndreu, duke i thënë se do t’i vijë radha për t’u hetuar. Berisha u shpreh ndër të tjera se “mandatin e ke mbi krimin, mbi bandat që i ke shpërndarë natën para votimit nëpër fshatra”.

“Nuk ka më të lig se ky Pjerin që keni këtu, por Edi Rama është shumë herë më i lig. Ky do ikë se qëndron mbi krimin, por Edi Rama është më e keqja që ka pasur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës gjer më sot. Ndaj dhe ne nuk dorëzohemi e do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren përfundimtare.

Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha. I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.

I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim. Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi”, tha Berisha.



7 Comments

  1. Ne te semes te vej Pjerini. Dhe te gjith ata qe kan vjedh.
    Po ti o Sali ndyrsira. E para je vrases, e dyta je hajdut, e treta je mashtrues, e katerta je shpifes, e pesta je njeri ordiner me gjith te zezat.
    Dhe po qe se eshte me radhe, ti je i pari. Pastaj jan nja 1000 vende bosh, pastaj vjen i dyti.

    1. Jam kurioz, sipas teje kush eshte i dyti pas 1000 vendeve bosh? Kam pershtypjen qe do jete noj polic rrugor nga Vora qe mer 1000 leke, dhe mbas ketij policit nja 5000 vende bosh dhe vjen Edvin Rama:))))

      E cna myten syfllaqet mer ju qifsha pic(k)at.

  2. Ne te semes edhe Rama.
    Kur do ta kuptoni. Qe po nuk paten frik nga drejtesia. S ka pike rendesie se kush vjen ne pushtet. Se te gjith do vin me torbe me vete. Dhe do ta ken mendjen vetem per dallavere.
    Aty ne radh te gjith. Gjumi mos ti zer. E cdo gje te mbrapsht qe kan ber ta paguajn.
    Kaq dua un… Cdo gje tjeter, po qe se ka drejtsi, vjen vet.

  3. Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *