• |
ide | kryesore

Pranohet kërkesa e familjes, Liridona Ademaj rivarroset nesër në vendlindjen e saj

Arkiva, Lajme, Të fundit
ademaj



Prokuroria e Prishtinës ka pranuar kërkesën e familjes Ademaj, për zhvarrosjen e trupit të Liridona Ademajt dhe rivarrimin e saj në fshatin Rracaj të Komunës së Gjakovës. Famijlarët e Liridonës kërkuan zhvarrosjen e trupit, pasi u zbardh e vërteta se vajza e tyre nuk ishte vrarë në një grabitje, por për eleminimin e saj vrasësi ishte pajtuar nga bashkëshorti Naim Murseli.

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftimin e familjes së Liridonës.

Familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *