• |
ide | kryesore

Aksident në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’/ Përplasen dy automjete, 6 të plagosur

Arkiva



Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.

NJOFTIMI:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *