• |
ide | kryesore

Itali/ I moshuari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

Arkiva, Lajme
Itali



Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të marte, më 12 dhjetor, në Itali. Një Borghetto, një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela.

Punëtori shqiptar, teksa po punonte në katin e katërt të një skele, u rrëzua nga një lartësi rreth 8-10 metra.

Ai humbi jetën në vend, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.

Kryebashkiaku Giancarlo Canepa , i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit, shprehu pikëllim për ngjarjen.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar. Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë punën e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes”, tha ai.

Dëshmitarja e vetme , një grua që punon në një supermarket pranë godinës, tha: “Sapo isha larguar kur dëgjova një zhurmë. Ngrita sytë dhe e pashë të rrëzohej”.

Gruaja iu drejtua klinikës së Infermierisë Mjekësore aty pranë për të kërkuar ndihmë të menjëhershme:“Erdhi një infermiere dhe ndërkohë lajmërova urgjencën. U bë gjithçka që ishte e mundur, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *