• |
ide | kryesore

Mbi 10 mijë rrënjë kanabǐs në Shkodër, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, Shkodër



Shkon 4 numri i të arrestuarve si pjesëtarë të një grupi kriminal, përgjegjës për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabǐs sativa, në fshatrat Kir dhe Pult, në Shkodër. Identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar.

3 pjesëtarët e tjerë të grupit prej 10 pjesëtarësh, u arrestuan më datë 26.11.2023, ndërsa bimët e kultivuara nga këta shtetas u asgjësuan në gusht të këtij viti, në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasit të akuzuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit K. P., 26 vjeç.

26-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Më datë 26.11.2023, Policia arrestoi 3 pjesëtarë të këtij grupi, ndërkaq vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *