• |
ide | kryesore

Shqipëria po armatoset, Rama njofton sërish për dronët turq (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dronët “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamje të dronëve për të cilët thotë se janë të një teknologjie “më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile”.

Më tej Rama nënvizon se “Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”.

“Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”, shkruan Rama.

Marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia Shqipëria e firmosi në dhjetor të një viti më parë. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.



1 Comment

  1. Tash po.Edhe USA do na frikesohet tani. O Rame futi ne byc se edhe Mali i Zi dhe Maqedonia kan armatim me modern se neve,Nuk po ben ndonje investim te tmerrshem per ushtrine.Ato 4-5 drone qe po blejme ne 30 vitet e fundi Maqedonia ti rrezon me pordhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *