• |
ide | kryesore

Tuneli i Llogorasë, objekti më i financuar në 9-mujor, mori 64 mln euro

Lajme, Të fundit



Tuneli i Llogorasë ka qenë objekti më i financuar gjatë këtij viti, ashtu si edhe vitin e kaluar ndër të gjitha projektet e tjera të investimeve që ka ndërmarrë qeveria. Të dhëna të detajuara të Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari në shtator 2023, për ndërtimin e tunelit të Llogorasë u çelen 6,7 miliardë lekë, shumë kjo sa 15% e fondeve të çelura të investimeve në 9-mujor.

Nisur nga fondet e disbursuara, duket se punimet në tunel kanë ecur më shpejt se programi, pasi në qershor ishte ezauruar 94% e planifikimit vjetor për këtë objekt. Në total, ecuria e investimeve publike ka qenë e dobët në 9-mujor, pasi është realizuar vetëm 35% e planit vjetor.

Pas tunelit të Llogorasë, financimet më të mëdha në lëmin e investimeve në 9-mujor janë bërë për blerjen e armatimeve të lehta dhe municioneve, me një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh, ose rreth 21 milionë eurosh.

Projekti i tretë më i financuar këtë vit është ndërtimi i banesave individuale me një vlerë prej 1,4 miliardë lekë në 9-mujor, teksa projekti i katërt më i financuar ishte Rruga e Arbrit, me vlerë prej 1 miliard lekësh deri fund të shtatorit, teksa financimi vjetor për këtë aks që u ndërtuara me koncesion PPP është 2,8 miliardë lekë.

Projekti i pestë më i financuar ishin programet e furnizimit me ujë, të zhvilluara nga Fondi i Zhvillimit me 833 milionë lekë, ose rreth 8 milionë euro. Projekti i gjashtë më i financuar fondet nga programi i IPARD II masa 3 me një vlerë mbi 690 milionë lek.

Lista e detajuara e investimeve tregon se deri në shtator nga plani vjetor prej 120 miliardë lekësh janë investuar vetëm 42 miliardë lekë ose 35 për qind.

Këto ditë, Thesari në Ministrinë e Financave është duke bërë pagesa të mëdha ndaj kompanive me të cilat kishte kontrata për punë dhe shërbime.

Dy vitet e fundit, Tuneli i Llogorasë ka qenë objekti më i financuar në vend. Ky objekt synon të lehtësojë lëvizjen drejt Jugut të vendit dhe zonave turistike tashmë shumë të preferuara nga të huajt. Infrastruktura e qarkut të Vlorës është vënë në qendër të investimeve publike të private.

Vitet e fundit është funksional një “By Pass” i ri që shmang trafikun nga rruga e vjetër përgjatë bregut. Rruga e re lumit të Vlorës, bashkë me tunelin e Llogorasë dhe Aeroportin e Vlorës po e çojnë infrastrukturën e qarkut në një nivel të ri.

Megjithëse se në tre dekadat e tranzicionit Shqipëria ka përqendruar investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend, investimet në linjat që na lidhin me rrjetin kryesor Europian TENT kanë mbetur pas.

Korridori 8 (Lindje -perëndim) dhe Korridori 10 (veri -Jug) që e bëjnë Shqipërinë pjesë e rrjetit kryesor rrugor Europian janë ende në një fazë të hershme.

Marrë nga Monitor.al



3 Comments

  1. Drogaxhinjt strategjike tynel per paret e droges te investuara ne resorte, ku populli do perfitoje vende pune si lares halesh, pastrues plehrash kamariere,etj , ky eshte zhvillim sipas drogaxhiut 2 metra te gjate, ….

  2. Normale, Samir Mane me Cet Kastratin e komandon shtetin, mire qe nuk kerkon ndonje port ne Palase Samiri se gati qeveria…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *