• |
ide | kryesore

Një ditë para votimit në Kuvend, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e marrëveshjes Rama-Meloni

Arkiva, Lajme, Të fundit



Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim çështjen.

Ndërkohë se mësohet se ratifikimi i saj në Kuvend është pezulluar. Seanca për këtë cështje në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet më 18 janar.

Cështja u dërgua në Kushtetuese nga një grup deputetësh të opozitës. Me shpejtësi mazhoranca ndërkohë kishte vendosur ta ratifikonte në Parlament gjatë seancës së kësaj të enjte.

Protokolli Rama-Meloni parashikon strehimin e përkohshëm në Shqipëri të rreth 36 mijë emigrantëve nga vendet afrikane që zbarkojnë në brigjet italiane.

Kampet e refugjatëve do të ngrihen në Shëngjin. Pala italiane ndërkohë e ka ratifikuar në Parlament këtë marrëveshje.

©LAPSI.al



8 Comments

  1. 36 mije ne vit o lapsi, shumezoji per minimumi 5 vite bejne 180 mije. Plus nje 5she tjeter me te drejte rinovimi te marrveshjes 360 mije xaxa afrikano shqipetar. Jo BE por as afrika sna merr me persiper ne 2030.

  2. shum mir. Ka per ta ndaluar si marveshje, eshte antikushtetuese. Rames i ka hyr frika per vete nga drejtesia e re e po behet aleat me Berishen ne menyr indirikte. Po ska per te shpetuar as ai. Do ket fundin e Berishes, shoket ja arrestuan nje nga nje, tani po i vjen afer atij. Trekendeshi i Bermudeve eshte ne fundin e vet.

  3. Ka një moment që kushdo që e ndjen veten shqiptar reagon dhe për më tepër kur kemi të bëjmë me juristë e të organit më të lartë. Dhe kjo është shenjë e mirë. Shqipëria dhe pse po kalon një moment të vështirë me qeveri diktatoriale do të gjejë njerëz me integritet,patriot që e duan dhe do t’a bëjnë ndryshimin.

  4. Ky ishte mashtrimi i rradhes qe Rama kesaj here ja beri Melonit per interesa qe i di vetem ai. Ska bythe asnje gjykate te ktheje mbrapsht gje aty por kjo ishte per ti thene Melonit une e bera timen por sme la gjykata.

  5. Nuk besoj në këtë që thua 19 38!! Rama e ka bërë plotësisht me vetëdije atë marëveshje. Dhe Meloni mos kujto se e hante aq kollaj. Po GjK e di mirë se do të humbte prestigjin jo vetëm në Shqipëri por në tërë Europën dhe kjo është lëvizje që e bëri shpejt pikërisht për të fitim të prestigjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *