• |
ide | kryesore

Shiste kanabis në lagjet e Shkodrës, arrestohet 18-vjeçari rumun

Lajme, Të fundit



Në pranga ka përfunduar një 18-vjeçar nga Rumania, banues në Shkodër. Shtetasi N. (I.) D., u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen

Gjithashtu i’u gjet dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Në pranga një 18-vjeçar nga Rumania, që shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë.

Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vënë në pranga shtetasin përgjegjës.

Konkretisht, u arrestua shtetasi rumun N. (I.) D., 18 vjeç, banues në Shkodër.

18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet shtetasit N. (I.) D., në momentin e arrestimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *