• |
ide | kryesore

Netanyahu: Do të luftojmë deri në fund pavarësisht presionit ndërkombëtar

Lajme, Planet



Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të mërkurën se ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës, megjithëse po përballet me trysni ndërkombëtare për armëpushim.

“Ne do të vazhdojmë deri në fund, deri në fitore, derisa ta zhdukim Hamasin”, iu drejtua Netanyahu ushtarëve izraelitë në Gazë përmes radios.

“E them këtë përballë presionit ndërkombëtar dhe dhimbjes së madhe. Asgjë nuk do të na ndalë”, shtoi ai.

Izraeli njoftoi se të mërkurën pësoi humbjen më të mëdha në betejë që prej nisjes së pushtimit të Gazës para një muaji, pasi 10 ushtarë iu vranë në një pritë në Gazë. Në mesin e të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç, i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor – dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni.

Ushtria izraelite i vazhdoi luftimet e ashpra në veri dhe jug të Gazës, një ditë pasi Kombet e Bashkuara kërkuan armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës dhe i bëri thirrje Netanyahut ta ndryshojë qeverinë e tij.

Izraeli kishte mbështetje globale kur e nisi fushatën për ta shkatërruar Hamasin, i cili e kontrollon Gazës, pasi luftëtarët e tij u futën furishëm në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen 240 të tjerë.

Prej atëherë, Izraeli e ka rrethuar enklavën palestineze dhe e ka rrënuar shumicën e saj. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të mërkurën se mbi 18.600 palestinezë janë vrarë dhe rreth 50.000 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej 7 tetorit.

Avionët luftarakë e bombarduan edhe të mërkurën Gazën dhe zyrtarët e organizatave humanitare thanë se shiu dimëror i ka përkeqësuar kushtet për qindra mijëra njerëz që detyrohen të flenë në tenda të improvizuara. Shumica dërrmuese e popullsisë prej 2.3 milionë në Gazë ka mbetur pastrehë.



2 Comments

    1. ZOTI NA DHA LOGJIKEN ,PASI NA KRIJOJ NJEREZ JO KAFSH,DERGOJ SHPALLJE HYJNORE SI ULLEZIM MESHIR ,ATO QE PENDOHEN I MESHIRON TE DREJTIT SHPERBLEN DHE ZULLUMQARET NDESHKON ,U PLOTSUN KUPTIMET ME FAKTE TE LEHTA PEN NE QE KUSH DON SUKSESIN TE ZGJELL thotë:

      NE BAZE TE KRIJIMIT SISTEMIT UNIT ZINXHIR TE FUNKSIONIT NDERGJALLESOR, UDHEZIMIT HYJNOR TE DREJTES HAKUT, LIGJEVE TE PRANUARA NDERKOMBETARE, NE BAZE TE UDHEZIMIT HYJNORE SISTEMIT FUNKSIONIT UNIK NDERGJALLESOR ,TASHME KOMBI CIFUT PROVON ME FAKTE SE ESHTE KUNDER TE GJITHAVE ME PERJASHTIM TE NJERES EGOS PER APSOLUTIZEM NE DHE PER GJITHCKA, HAPUR DHE FSHEHUR ,ME PREGATITJE DHE VEPRIM AFATSHKURTER DHE AFATGJAT, KJO ESHTE ZGJELLJA E TYRE, A DO FUNKSIONOJN APO JO, CESHTJA I TAKON ZOTIT BOTNAVE,TA GJYKOJN DHE NDAJN HAKUN ME HAK, PASI FUQIJA TIJE MARRAMENDESE ,KA TEJKALUAR GJITHA CAQET, TASHME PRITET QE ZHVILLIMET ,TE NA BINDIN SE KUSH KA FUQI APSOLUTE NE TOKE ZOTI BOTNAVE SI I GJITHPUSHTETESHEM GJITHMESHIRSHEM GJITH DITUN APO CIFUTET KRIJESAT E TIJE QE KAN LINDUR DHE DO VDESIN , NUK KAN CILESI KRIJIMI PER TE ZGJILLUR PROBLEMET POR QE ZGJILLJET JAN KRIJU TE VIN NE UNITET NDERSA CIFUTET E ZGJUAR JAN ME TE ZGJUARSE VET KRIJUESI GJITHCKAJE ,FATKEQESI NE MEZIN NJERZOR QE NJE PJES NJERZORE JO E VOGEL PO PUNOJN TOTALISHT KUNDER VULLNETIT VET TASHME SPO NA DHIMBESEN SE PO FUTEN NE THELLESIN E NDESHKIMIT HYJNOR ,PER SHKAK SE DERI TANI NUK JU KA MUNGUAR ASGJE NGA DITURIJA HYJNORE DHE MUNDESIT TE ZGJILLNIN RRUGEN E MESHIRES HYJNORE JU TANI QESHUNI DHE TADHUNI ME GJITHCKA NJERZORE POR I MADHI ZOT E KA KRIJUAR QE TI DAL SUKSES ME MIR ATI QE QESH I FUNDIT E RENDESISHME ESHTE QE ZOTI MADHERISHEM ,E KRIJOJ QE SEJCILI ANGAZHIMIN E TIJE TA KET PERVETEN E TIJE OSE KUNDER VETES TIJE NESE PADREJTESI ,DHE AI QE SE KUPTON DREJT QE NESE TENTON TE SHTYP BUTONIN PER TE ZHDUK NJE KOMB ESHTE NJELLOJ SIKUR TJA HELL KOMBIT VET PERFSHI DHE VETEN SE ESHTE PERGJEGJSI,APO NESE VRET NJE POPULL VRET POPULLIN VETEN E VET ,DUKE E PAR KET NGA CDO KENDVESHTRIM DO THOJA QE ESHTE ZHGENJYER QART PO ASHTU NESE DESHIRON PER TJERET CFAR DESHIRON PER VETE DO TE JEWT I SIGURT NE MENYR TE NDERSJELLET EDHE KA TJERET TE FUNKSIONOJNE PER TE SEPSE E KA KRIJUAR ZOTI MADHERISHEM QE E VERTETA TE FUNKSIONOJN KESHTU ESHTE DESHIRA DHE ZGJILLJA JUAR TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI SI TE DESHIRONI POR ESHTE PERGJEGJSI PER GJITH NJERZIT SI HAK KESHILLA PER MIR DHE NDALIMI NGA E KEQA SI HAK PER JU,,QE I PERKET DOBIS SHPETIMIT TUAJ ATE CFAR VET JU DESHIRONI PER VETEN TUAJ POR QE I MADHI ZOT E KA KRIJU TE FUNKSIONOJNE DHE NA KESHILLON PERMES PROFETEVE TE TIJE TA KEMI PER TE GJITH GJITHCKA SIC DESHIROJM PER VETEN JU JENI SHUM LARG KESAJ POR KREJT AFER I MUNGON VETEM ANGAZHIMI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *