• |
ide | kryesore

Veliaj nuk i zë as emrin në gojë Taulant Tushes, mohon shkresën me firmën e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Erion Veliaj ka zgjedhur Sokol Ballën për të folur mbi aferën e inceneratorëve, ku së fundi për inceneratorin e Tiranës ka rënë në pranga edhe krahu i tij i djathtë, Taulant Tushe. Këtë të fundit nuk e zuri asnjë moment në gojë ndërkohë që ka mohuar se ka firmosur në emër të të gjitha bashkive të qarkut Tiranë.

Veliaj u shpreh se firma e tij ishte vetëm për Tiranën. Si gjithmonë i pari i kryeqytetit, të cilit deri më tani i është bërë një nder i madh nga SPAK duke mos ia përmendur emrin në dosjen hetimore, foli për hallet e Sali Berishës e Ilir Metës. Tinëz ai kërkon t’i ikë kësaj çështje e ta kanalizojë si luftë politike ndërkohë që inceneratorët janë një aferë e pastër korruptive.

“Gënjeshtra konkrete është që kanë firmosur në emër të qarkut. Kjo është logoja e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, jemi parimisht dakord për sa i përket rolit të bashkisë. Sa mbetje prodhon Tirana, kur është sezoni i këtyre mbetjeve, në verë ka më pak mbetje se një pjesë e madhe janë pushim. Kështu që kontributi ynë në këtë proces ka qene për të dhënë të gjithë informacionin se sa përballohet në bashkinë e Tiranës. Kështu që e gjithë legjenda urbane se sa janë ndërtuar në emër të të gjithë qarkut të Tiranës bie poshtë, është përgjigjur më vete kryetari i bashkisë së Vorës, më vete kryetari i bashkisë së Kavajës. Në ato vite kanë qene të forcës politike që i ngre këto akuza. Unë e kuptoj se çfarë hallesh kanë, hallet që kanë familja Berisha, familja Meta, mos i pastë njëri në këtë botë, ua kuptoj pse kërcen nga belaja gjithë kjo orkestër, por ky nuk është halli im. Duhet të kuptoni që bashkia e Tiranës ngre komisione çdo ditë, ku do të vendosen stacionet e autobusave, ku do të jenë kazanët e plehrave, ku do jetë kopshti i ri, cerdhja e re, është një punë rutinë”, tha Veliaj.

Ndërsa për akuzat e opozitës, ai është përgjigjur: “Nuk ka asgjë ligj që thotë duhet të ketë një mbledhje të posaçme për këtë. Mund të jene mbledhje formale për të respektuar një autoritet që vjen. Mbaj mend kur unë kam dhenë dy qytetari nderi si Nexhmije Pagarusha, atëherë kjo duhet një mbledhje. Por nuk ka pse të jetë një mbledhje e posaçme”



4 Comments

  1. the title of the youtube video about the stolen property at the pyramid

    “MVRDV and Albanian government build the new “innovation center” on private land without permission.”

    the same as the Katowice plan, it may be fictitious but the situation is the same for real

  2. Po ndonje dokument tjeter qe ka firmosur ne emer te qarkut ka, sepse ne kete dokument qe keni nxjerre thuhet: Bashkia Tirane shprehet parimisht dakort….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *