• |
ide | kryesore

Zbardhet telefonata Biden-Erdogan

Arkiva, Planet, Të fundit



Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të dy liderët diskutuan hyrjen e Suedisë në NATO, luftën në Gaza dhe kërkesën turke për blerjen e F-16.

Sipas mediave turke, presidenti turk theksoi se SHBA ka një “përgjegjësi historike” për të siguruar një armëpushim të përhershëm në konfliktin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në mbarë botën.

Erdogan theksoi se një armëpushim mund të arrihet shpejt nëse SHBA-ja tërhiq “mbështetjen e pakushtëzuar” për Izraelin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *