• |
ide | kryesore

Sherri mes të burgosurve/ Sokol Mjacaj plagosi Ilir Xhakjan dhe Arben Lleshin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prokuroria



Në burgun e Peqinit ka pasur një sherr mes të dënuarve me burgim të përjetshëm, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur. Nga informacionet e para mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm ka qëlluar me armë ndaj dy të burgosurve të tjerë, Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja.

Në njoftimin paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u sqarua se: “Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej tyre të plagosur dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil të lënduar”.

Ilir Xhakja është dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Adem Tahiri. Ai ka qenë në krye të një bande që vepronte në periferi të Durrësit.

Arben Lleshi është dënuar për vrasje dhe është ekstraduar nga Britania e Madhe.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *