• |
ide | kryesore

U ekzekutua sot në burgun e Peqinit/ Si nisi saga e hakmarrjes ndaj familjes së Arben Lleshit

Arkiva, Lajme, Të fundit
arben lleshi



Arben Lleshi i dënuar me burgim të përjetshëm, e ekzekutua në qelinë e tij burgun e Peqinit të premten (15 dhjetor), nga një tjetër e dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol MjacajVrasja dyshohet se është e mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.

Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm nga autoritet angleze për vrasjen e Agim Hoxhës në vitin 2012, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një automjeti. Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi.

Në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit. Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së sotme Arben Lleshi.

Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *