• |
ide | kryesore

Sarandë/ Shkon për të vjedhur Manastirin e Kostarit i dròguar, i riu niset me urgjencë në Tiranë

Lajme, Të fundit
E zuri poshtë masivi i dheut, vdes shoferi i eskavatorit në Shkodër



Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit. Mësohet se shtetasi me iniciale E.M. 34 vjec, është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, sipas bluve, qëllimi i 34-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit. Autori rezulton me precedente penale per “vrasje” dhe “vjedhje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *