• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja: Sali Berishën po e kthejnë në martir

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja e policit në Kosovë, Lubonja: Prej dështimit të ndërkombëtarëve



Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha në kuadër të hetimit nga SPAK.

I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se ajo që ndodhi sot është pjesë e një procesi gradual që ka për synim eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Lexo më tej: Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni 

Sipas tij burgosja e Berishës mund të jetë një motiv mllefi për disa mbështetës të tij, ndërsa shtoi se me apo pa dashje, atë po e kthejnë në një martir të pjesës së vet.

“Ky është një proces gradual sipas parimit “qeveria e kap lepurin me qerre”, pasi Rama e ka ndërtuar regjimin me gjithë instrumentet e veta, përfshirë edhe SPAK. Tani po bën këtë operacion që po shkon drejt fundit që ka të bëjë me eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Për një pjesë mbështetësish të tij, Berisha në burg mund të jetë motiv mllefi, por nga ana tjetër kuptohet se ka edhe limitet e moshës, etj. Gjithë energjia që ka derdhur deri më tani ka qenë e rëndësishme.

Një herë kërkuan heqjen e pasaportës, pastaj thanë meqë nuk përgjigjesh po të fusim në shtëpi, por aty mund të ketë mënyrë tjetër për të vepruar dhe më pas mund të vijë burgu. Për mua këtu me dashje, pa dashje, po e kthejnë në një martir të pjesës së vet. 

Bardhi po i thoshte Xhaçkës që po e pret burgu, pra nga SPAK-u, nga ana tjetër është Berisha që thotë se SPAK është instrument i Ramës. Unë besoj këtë të dytën”, u shpreh Lubonja mes të tjerash.



11 Comments

  1. Nuk është koha për analiza pa rëndësi dhe tymuese Fatos! Kësaj i thonë fshati digjet kurva krihet. Puna është qe demokracia po shkelet me të dyja këmbët dhe zgjidhja e vetme është dalja në rrugë dhe mbrojtja e *çdo* opozitari me të gjitha kushtet. Nuk ka kohë e vënd për broçkulla të tilla analitike.

    Siç e kanë nisur këta, mos u çudit që edhe ty të ta mbyllin gojën një ditë dhe s’do ketë njeri që të të mbrojë.

    Për mua, ti Fatos jeton në një univers paralel, si shumë të tjerë.

      1. Ehh më vjen keq por ndoshta ke të drejtë…. Shihi komentet e tjera, njëri gozhdës tjetri patkoit, pa futur këtu patronazhistet që qëllimisht turbullojnë ujrat këtu. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se me çfarë monstrash kanë të bëjnë. Kur ta marrin vesh është shumë vonë, mafiozët e kuq kanë bërë kërdinë.

        *Një person i njohur i imi thotë … “Ai vënd e ka mbaruar ciklin e tij”.

  2. Ah ky ka rrjedhur. Sikur ka zbritur sot ne Toke nga ndonje galaktike tjeter. Ka 30 e kusur vjet qe ka bere 1001 te zezat, s’ka shqiptar qe nuk e njeh kete moster, e ky thote do kthehet ne martir. Aq sa u kthye Hitleri me Mussolinin ne martir, aq do kthehet edhe Berisha

    1. O rrote Kari pse se permend Enverin po shkon shume larg ne Gjermani e Itali apo e keni hidhullin e Regjimit , ça te zezash qe futi Shqiperine ne Nato apo qe levizin Shqiptaret kudo pa viza po ju doni te rrini grush bashkuar rreth Partise.

  3. – Kush ideoi, organizoi dhe vodhi qindra milin euro te inceneratoreve ? – Berisha.

    -Kush ideoi, organizoi, e perfitoi mbi 100 milion euro tek koncesioni i sterilizimit ?-Berisha

    -Kush ideoi, organizoi vjedhjet e 40 milion eurove te unazes se re ? -Berisha

    -kushe e beri Chek-apin qe po u grabit shqiptareve qindra milion euro per pune te pakryer?-Berisha

    -Kush i dha Bechettit 120 milion euro ? -Berisha

    -Kush po i ben rruget me trefishin e cmimit qe ben Gjermania – Berisha.

    -Kush e Kanabizoi Shqiperine ? Berisha

    -Kush i futi vetem brenda nje viti 38 mije qyrtetare ne burg per fatura enregjie ? Berisha

    -Kush rrafshoi mbi 9000 banesa e nzorri banoret jashte ? – Berisha

    -Kush po e shpopullon Shqiperine ? Berisha

    1. Ti mire e thua, po ka shume kara ne kete pismilet patronazhist qe e besojne kete qe thua ti. Jo me kot Rilindja vazhdonte edhe ne mandatin e trete te tyre te tamtamin « fajin e ka Berisha ». Ky vend me kete e ka mare rrugen e mutit qe kur pjesen me vitale e degdisi dhe tani kane ngelur vetem pleq( shumica komuniste ne gen), patronazhiste ( femijet e ketyre pleqve komuniste), dhe nje pjese qe konformohen me sistemin per te bere vitet qe te dalin ne pension.

  4. Kur je i pa tru, injorant, banal, bagabod ne jete e politike, pahorizont, qe te ka mbytur gjerizi i sektit, e qe jeni mbledhur te tere ju si jashteqitje, trashegimtare kriminelesh kodoshesh, sabotatore te demokracise, urryes te opozites, nuk dini se cbeni, e thoni, ju kane hedhur trute e gomarit, sepse udhehiqeni nga nje mushke psikopat i rrezikshem per demokracine e Shqiperine.Ju, zarbo, kush del, fol kunder qeverise, edhe kur jua faktojne e denoncojne zullumet e medha te qeverise kodoshe, ju qelbesira i suleni demokrateve e Berishes.Po te tera gjynahet e ketij pushteti kodoshesh kush do e laje hakun, demokratet, Berisha.Kjo eshte turpi, skandali i mos veprimit ligjit te cilin perfundimisht eshte nenshtruar nga banda shteterore, me ket, me te drejten e plot gojen themi deshtimi e sundimi pushtetit mafioz nga mbeturint e morrave te kuq, eshte genjeshtra me e madhe,, se gjoja kemi, jemi shtet demokratik.Me, apo sduan keta shtetare korruptues, e te korruptuar, ka njerz, popull te ndergjegjeshem qe kufiri durimit ka arritur, dhe me cfare do menyre duhet rrevolucion e permbysje per te kapur vjedhjet e te drejtes demokratike.Kjo duhet, e do ndodhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *