• |
ide | kryesore

Lautaro thumbon Juventus: “Ndonjëherë fiton pa luajtur mirë”

Sport
Lautaro



Lautaro Martinez është gjithnjë e më shumë lideri i Inter dhe ‘mbreti’ i padiskutueshëm i golashënuesve në vitin 2023. Me golin që zhbllokoi Lazio-Inter, argjentinasi është ngjitur në 37 gola në vitin kalendarik në të gjitha garat. Të gjithë golat veshur si zikaltër, duke qenë se në mënyrë të pabesueshme Lautaro mbeti pa gol me kombëtaren argjentinase. Në këtë kampionat, sulmuesi lundron me vela të hapura: ka arritur në 15 gola në 16 ndeshje. Pas ndeshjes në Olimpico, kapiteni i Inter foli si lider, duke ngacmuar rivalët e Juventus: disa fitore për skuadrën e Allegrit – sipas tij – nuk ishin të shkëlqyera.

“Pas barazimit të Juventus, çfarë i thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes? Asgjë – tha Lautaro -. Juventus ka cilësi dhe një nivel të madh lojtarësh. Ndonjëherë fiton pa luajtur mirë, por ata janë aty dhe kjo do të thotë se ata kanë diçka. Do të shohim në vazhdimin e kampionatit… Duhet të mendojmë për veten tonë dhe ky avantazh është i rëndësishëm në planin psikologjik për grupin tonë që nuk përbëhet nga 11 elementë, por nga 25”.

Lexo më tejSimone Inzaghi parashikon shortin e Champions: “Sipas meje peshkojmë Manchester City”

Disa mendojnë se Inter nënvlerëson Champions League për të vënë bast gjithçka për yllin e dytë në kampionat, por Lautaro largon çdo dyshim: “Ne luftojmë së bashku për të gjitha objektivat e mëdha. Ne gjithmonë duam të fitojmë, nuk ka rëndësi nëse jemi në vazon e dytë. Për të fituar duhet ta bëjmë këtë me çdo ekip”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *