• |
ide | kryesore

Vràsja e Florenc Kovaçit dhe plàgosja e të vëllait, Prokuroria kërkon burg përjetë për Ardit Hidën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Florenc



Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili akuzohet se ka vrarë Florenc Kovaçin dhe ka plagosur rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin.

Kujtojmë se “mollë sherri” ishte një vajzë, motra e autorit, atëherë 14 vjeçe.

Adit Hida kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin.

Sipas dëshmive të shumta të familjarëve dhe pretendimeve të ngritura, e mitura konsumonte lëndë narkotike, të cilën ia siguronte Mikel Kovaçi.

Ngjarja

Ka qenë ora rreth 19 e 50 minuta, 5 nëntor 2021, kur dy vëllezërit, përkatësisht Florenc dhe Mikel Kovaçi, janë konfliktuar me një grup të rinjsh, konflikt, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të një femre. Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë dhe më pas janë përdorur armë të ftohta. Për pasojë humbi jetën Florenc Kovaçi, ndërsa mbeturi plagosur rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi.

Sherri që përfundoi me vrasje dyshohet të jetë bërë motra e mitur e autorit. Ardit Hida kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi motra e tij kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin. Sipas dëshmive të shumta të familjarëve dhe pretendimeve të ngritura, e mitura konsumonte lëndë narkotike, të cilën ia siguronte Mikel Kovaçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *