• |
ide | kryesore

Dy ofertat anonime për të vrarë Arben Lleshin në burgun e Peqinit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dëshmia e Indrit Shaqjes, një nga të dënuarit e burgut të Peqinit që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë të Sokol Mjacajt ka konfirmuar pistën e hetimit se vrasja e Arben Lleshit u porosit nga jashtë. Shaqja ka folur për dy letra anonime që ka gjetur në burg, që ishin dy oferta për të vrarë Arben Lleshin në këmbim të 200 mijë eurove.

Gjatë kohës që ka qënë në burg ai tha se ka gjetur dy herë në sportelin e derës së dhomës dy letra të shkruajtura me shkrim dore. Të parën e ka gjetur rreth katër vite më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit, me të njëjtën përmbajtje. Në letër shkruhej se do të të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ta kryesh për vrasjen e Arben Lleshit.

“Nëse je dakord na kthe përgjigje”, shkruhej në letër.

Ai ka deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilat deklaroi se ka dijeni gjithë burgu. “Kam pasur mardhënie të mira në Fushë-Krujë ndërsa më pas i kam prishur për shkak se përbuzte fenë”, tha Shaqja. Në vijim ai ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit ku e parlajmëronte se “për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”.

Kjo dëshmi e të burgosurit tregon se personat e interesuar për vrasjen e Arben Lleshit kishin gjetur mundësinë që të realizonin vrasjen brenda burgut dhe se u duhej vetëm ekzekutori. Në kushtet kur s’kishte asgjë për të humbur, Sokol Mjacaj i dënuar me burg përjetë ka pranuar ofertën që i ka ardhur nga jashtë.

Në dëshminë e tij, Shaqja shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar kur ndodhi ngjarja.

Ai ka thënë se polici i kolonës e ka thirrur dhe i ka thënë se e kërkojnë tek zgara e kolonës së sektorit.

Në atë moment Indrit Shaqja ka dalë dhe është afruar për të parë se kush e kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjacaj, i cili i ka thënë se: “O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për t’i thënë diçka”.

Në atë moment Indrit Shaqja është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin dhe i ka thënë të shkonte në dritare se e donte Sokoli.

“Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshin që po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor. Ndërkohë Indriti e ndoqi me vrap.

Kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin për të mos e ndjekur sepse nuk e dinin çfarë po ndodhte. Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Arben Lleshi, i dënuar me burg të përjetshëm u vra 4 ditw mw parw nga Sokol Mjacaj, i cili ka pranuar se armën e siguroi me ndihmën e gardianëve.

Kush është Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj u dënua me burg të përjetshëm pasi vrau dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, në korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy turistët e më pas qëlloi ndaj tyre me armë zjarri. Pasi i ekzekutoi kryerjes së krimit, Mjacaj shkoi dhe u ul në një lokal të fshatit dhe i ofroi kamarierit shitjen e një aparati fotografik që i përkiste dy turistëve. Pasi e shiti vetëm 500 lekë, Mjacaj u largua në drejtim të paditur.

Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas m2 5 korrik 2015.

Kush është i burgosuri që u vra, Arben Lleshi

Arben Lleshi mbeti i vrarë në përleshjen që ka ndodhur në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja ka ndodhur më 10 prill 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Kush është i plagosuri Indrit Shaqja

Indrit Shaqja mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit. Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të dy kunatave në qytetin e Durrësit me qëllim grabitjen e tyre.

Përveç tij, me burg të përjetshëm u dënuan edhe Vilson Elmazi dhe Artur Kaçanolli. Indrit Shaqja i ekstraduar nga Spanja ka marrë përsipër krimin dhe ka thënë se Vilson Elmazi dhe nipi i të moshuarave Artur Kacanoli nuk kanë marrë pjesë në vrasjen e tyre. Më 2 shtator të vitit 2014, tre të dënuarit torturuan e vranë dy kunatat, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç.

 



1 Comment

  1. Në atë kohë Nano kur doli nga burgu u intervistua nga gazetarët dhe dikush e pyeti: Si mendoni do ta burgosësh Sali Berishën?

    Jo tha nuk do ta burgos unë Sali Berishën, por Sali Berisha do ta burgosë vetë Sali Berishën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *